Të dhjerë, por krenarë!
Edi Rama deklaronte para zgjedhjeve në Kavajë se “zgjedhjet do zhvillohen”, se “janë marrë masat ligjore që të mos ketë asnjë problem dhe se ligji do veprojë mbi këdo që do tentojë të prishë zgjedhjet”,etj, etj. Ndërkohë PD-ja mblidhte militantët të gatshëm për përplasje. A i dinte këto informacione kryeministri që opozita po përgatitej për të prishur zgjedhjet? A kishte nën varësi ministrinë e brendshme dhe SHISH? Apo fliste kryeministri si “e ëma e Zeqos në majë të thanës”? Bëri be e rrufe se zgjedhjet nuk i ndalonte asnjeri dhe papritur Edi Rama doli dhe tha “tërhiqem”. Në selinë e PS-së filluan të flisnin se në datë 7 maj do të kishte përleshje në Kavajë dhe do digjej bashkia nga protestuesit, ndaj kryeministri veproi mirë. Ndërkohë që kishte në plan për tre mijë forca policie të dërgonte në Kavajë. Por nuk bënin punë përballë turmës se planifikuar e cila do të hynte në Kavajë triumfalisht.
U tërhoq kryeministri dhe realisht bëri mirë. Plani ishte destabilizues për datën 7 maj.
Por në vend që kryeministri të ulej e të gjente një zgjidhje finale për datën 18 qershor, ai prapë kërcënoi se ” e pres Lulzim Bashën deri me datë 8 maj dhe me pas nuk e takon më”. Nga ana tjetër Lulzim Basha bëri thirrje për datën 13 maj për supër protestë mu para zyrave të kryeministrit. Dhe nuk do jetë protestë e lehtë. E sigurtë nga fryma, nga entuziazmi i fitores mbi Kavajën si dhe nga vendosmeria e tyre, protesta e datës 13 maj do jetë krejtësisht e paparashikuar ose me saktë shumë e mirëshënjëstruar. Do jetë rrethim i plotë i ndertesës së kryeministrisë nga turma ditë-natë deri në krijimin e qeverisë teknike. Kjo vjen si pasojë e informacioneve në rrethe, ku drejtuesit e selisë blu u kanë kërkuar militantëve që “kjo do jetë dita finale kundër kryeministrit Rama”. Dhe po përgatiten fort. Nuk është çudi që prapë do të dali kryeministri dhe të thotë se “tërhiqemi edhe nga 18 qershori se nuk duam gjakderdhje”.
Ndaj me mirë dialog kur palët janë për momentin janë 1 me 1. Me vonë do jetë me keq dhe nën zhurma plagësh që rënkojnë…
(Marrë nga www.spjv.it)