Ngjela: Korrupsioni është hedhur në sulm kundër ministrit Xhafaj

Sot i gjithë korrupsioni kryeministror shqiptar: edhe ky Rama edhe ai Berisha shihet se janë hedhur në sulm kundër ministrit të Brendshëm Xhafaj….

Nga Spartak Ngjela

Të korruptuar të lartë të Shqipërisë! Po lodheni kot se është e pamundur që me një logjikë fëminore të mund të bindini politikën amerikane.

Sot i gjithë korrupsioni kryeministror shqiptar: edhe ky Rama edhe ai Berisha shihet se janë hedhur në sulm kundër ministrit të Brendshëm Xhafaj.

Po pse? Sepse atë e mbështet Uashingtoni në luftë kundër korrupsionit shqiptar aktual.

Po mirë: nuk e kuptojnë këta fakirë të kapur në abuzim se këtë gjë e kuptojnë edhe amerikanët?

Po mirë: Pse, ministri Xhafaj do prishë marrëveshjen me politikën e lartë amerikanë kundër korrupsionit shqiptar, për “mustaqet e Çelos”?

Asgjë… ai është ministri anti-korrupsion i aleatit të madh të Shqipërisë. Po nuk besoj se mund të bindet politika amerikane nga psherëtimat dëshpëruese të korrupsionit të lartë shqiptar, kur të gjithë këtë korrupsion, individualisht, ai e ka tashmë të skeduar në analet e tij në Uashington.

Kjo është një komedi… hajdutët në Tiranë po bërtasin me thirrmë çjerrëse : “kapni hajdutin”. Kurse amerikanët kam përshtypjen se po qeshin.

Po pse po qeshin? Do të vijë koha të shpjegohet edhe kjo…

SHKARKO APP