Nisin sherrin para protestës. Esad Pasha mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës
Pak orë para protestës së madhe të paralajmëruar nga opozitës, Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë nisur sherrin në Facebook.
Kryeministri Edi Rama ishte i pari që me anë të një postimi në Facebook u dërgoi një mesazh opozitarëve që do të jenë në protestë. Mesazhi i Ramës për qytetarët ishte i thjeshtë: mos ejani në shesh vetëm për një foto me Lulzim Bashën.
Edi Rama edhe një herë konfirmon se audio-përgjimi me vëllanë e ministrit të Brendshëm është fallso dhe një lojë aktorësh. Ndërkohë që qytetarët është mundur t’i sqarojë se po vijnë në një protestë pa kauzë, për kreun e PD ka pasur një akuzë të ashpër. Edi Rama e krahasoi Luzlim Bashën me Esad Pashë Toptanin, duke e cilësuar si politikanin që po pengon integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Për Edi Ramën, fakti që protesta zhvillohet një muaj para vendimit të KE për negociatat është prova se Lulzim Basha e ka vendosur PD kundër hyrje së vendit në Bashkimin Euroian.
Krahasim me Esad Pashë Topanin, njeriun që njihet si tradhtar i kombit, duke se i ka djegur Lulzim Bashës. Pak minuta pasi Edi Rama e sulmoi në Facebook, Luzlim Basha postoi në rrjetet sociale një video-montazh ku shfaqet Edi Rama dhe ministrat e akuzuar nga PD.
“Kush janë esadistët që pengojnë Shqipërinë si gjithë Europa?”,- shkruan Luzlim Basha në Facebook duke nënkuptuar Edi Ramën dhe ministrin e Brendshëm.
Esad Pasha u përmend nga Edi Rama edhe në dje në Kuvend, kur deklaroi se PD po sillet sikur udhëhiqet nga testamenti i Esad Pashës. “Individë aktesh të pashembullta pabesie dhe tradhtie në histori, Shqipëria ka pasur plot, por një forcë e tërë, e organizuar dhe e votuar, që sillet si të ishte jo Partia Demokratike e Shqipërisë, që lindi me thirrjen “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”, por si të ishte një forcë që për program ka testamentin e Esat Pashës, kjo është e pabesueshme!”,- deklaroi dje Edi Rama.
Mes shumë interpretimesh që ka për rolin e Esad Pashës në histori, ajo që dihet është se u vra nga Avni Rustemi në Paris, si tradhtar i interesave kombëtare. Futja në fjalorin politik të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës të një personazhi të tillë, që ka një fund me eliminim fizik, shton dhe më tepër tensionet një ditë para protestës.
Sipas asaj që thotë Rama dhe Basha duket se nesër nuk ka protestë, por një përballje mes patriotëve që duan vendin në BE dhe esadistëve që e pengojnë. Se kush janë esaditët, të dyja palët tregojnë me gisht njëri-tjetrin.
Postimi i Edi Ramës në Facebook:
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10155833206976523
Postimi i Lulzim Bashës në Facebook:
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1892777690773403/