Një herë euro – gjithmonë euro
Sipas Marrëveshjes së BE, mundësia e një "Grexit", pra daljes së plotë të Greqisë nga Eurozona, është vështirë e paramendueshme. Përderisa ajo mbetet anëtare e BE.
Për këtë ka folur edhe nënkryetari i Bankës Qendrore Evropiane, (BQE), Vitor Constancio, në prill të këtij viti, kur tha se "Marrëveshja e BE nuk parashikon largimin formal të një vendi nga Eurozona." Sipas Komisionit të BE ky vlerësim theksohet në disa vende të Marrëveshjes.
Vendet pjesëmarrëse e kanë nënvizuar "pakthyeshmërinë", që në protokollet e Marrëveshjes së Mastrihtit, në vitin 1992. Në Marröveshjen e Lisbonës në vitin 2007, në nenin 3 thuhet: "BE do të ndërtojë një union ekonomik dhe monetar. Ndërsa monedha e tij është euro." Në këtë mënyrë të gjitha vendet e BE do të duhej të fusin këtë monedhë në përdorim. Përjashtime janë bërë vetëm pwr Britaninw e Madhe dhe Danimarkwn, të cilat nuk duan të fusin euron. Në shumë pjesë të Marrëveshjes, në pjesët për funksionomin e BE-sö, nënvizohet obligimi për futjen e euros (si në nenin 119). Në veçanti neni 140 i Marröveshjes së Lisbonës është i rëndësishëm, sepse përcaktimi i kursit të këmbimit mes monedhës së deritanishme vendore dhe euros, përcaktohet si i "pakthyeshëm".
Vërshimi i mundshëm i padive
Për Greqinë e cila është pjesë e BE prej vitit 1981 dhe e Eurozone prej vitit 2001, mund të ketë pasoja të paparshikueshme juridike, nëse qeveria e këtij vendi vendosë të dal nga Eurozona. Athina kështu do të shkelte edhe Rregulloren e BE 974/98, nga 2.05.1998, për futjen e euros si monedhë përdorimi në këtë vend, pohon Matthias Kullas, nga Qendra për Politikë Evropiane, në Freiburg. "Në një rast të këtillë, secili në Greqi dhe jashtë saj, mund të ngrejë padi me kërkesë që pagesat të kryhen në euro." Për secilin nëpunës shteti apo pensionist, do të ishte një humbje tepër e madhe nëse rruga apo pensioni i paguhet me një monedhë të re greke dhe jo me euro. Rregullorja 974/98 wshtw si një rrugë njëkahëshe për futje në Eurozonë, por është dokumenti i vetëm, në të cilin mund të thirren ata të cilët duan të largojnë euron nga përdorimi, pohon Christoph Herrmann, nga Universiteti në Passau. Greqia mund të fshihet nga shtojca e Rregullores. Ky ndryshim mund të bëhet edhe në një fundjavë dhe pa pjesëmarrjen e Parlamentit Evropian. Por Herrmann është skeptik se Greqia do të pranonte një shpjegim të këtillë. "Nëse vjen deri tek një Grexit apo Graccident, kjo do të thotë se Greqia mund të përballet me një valë të tërë procesesh gjyqësore dhe mund të futet në një pasiguri juridike, e cila mund të zgjatë me vite."
Dalja dhe futja e menjëhershme
Eksperti i CEP Kullas mendon se ekziston vetëm një mundësi juridike për daljen e Greqisë: dalja nga BE dhe nga Eurozona. Në nenin 50 të Marrveshjes së Lisbonës, parashikohet mundësia e daljes vullnetare të një vendi nga BE. Greqia do të mund të kërkonte më pas menjëherë pranimin nw BE, por pa e futur euron si monedhë zyrtare në vend. "Mendoj se kjo është pak e mundur", shton Kullas. Kryetari i PE, Martin Schulz ka deklaruar në kornizat e samitit të BE të enjten: "Në Marrëveshje nuk kemi ndonjë përgjigje nëse një vend mund të mbetet pjesë e BE, në qoftë se largohet nga Eurozona."
Kullas mendon si shumë ekspertë të tjerë: në rast falimentimi, në Greqi duhet të futet kontrolli i qarkullimit të kapitalit. Edhe zëvendëspresidenti i BQE, Constancio e përmendi këtë opsion. Ai përmendi rastin e Qipros, ku janë futur disa kufizime të përkohshme, në kohën e krizës financiare në vitin 2013, por pa u larguar nga Eurozona. Kontrolli, i cili është pezulluar prap në prill të këtij viti, mund të nxirret nga fuqia vetëm nga qeveria e vendit dhe jo nga BQE apo organet e tjera të BE.
Ekspertët thonë se në rastin e Greqisë, më i munduri është transferimi i borxheve. "Këto lloj kartmonedha për të cilat nuk ka ndonjë përqindje interesi, do të përdoreshin edhe si kartmonedha paralele", thotë Kullas. Besimi i njerëzve tek këto kartmonedha do të ishte i vogël, ndërsa influenca në gjendjen ekonomike dhe politike në vend shumë e madhe. Në një rast të këtillë, Greqia do të vazhdonte të mbetej pjesë e Eurozonës. Ministri grek i Financave do të merrte pjesë pra edhe më tej në seancat e Eurogrupit, ndërsa Banka Qendrore do të ishte pjesë e BQE. Ndonjë zgidhje korrekte për këtë rast ende nuk duket në horizont.