Një mësim për Edi Ramën, Ilir Metën dhe Lulzim Bashën

Ngjarja e ditës e këtyre tre diteve të fundit me Tom Doshin dhe akuzat e tij ka sjellë në vëmëndje pikësëpari të Ramës, Metës dhe Bashës, natyrisht sejcilit veç e veç, se nuk duhet kurrsesi të shoqërohen apo drekojnë me persona të botës së krimit, me persona problematikë, aq me tepër që ti fusesh në parlament në politikbërjen e Shqipërisë. Ndonëse Lulzim Basha bën zhurmë dhe është në natyrën e opozitës që kap çdo rast e gabim të pushtetit, porse në vetvete duke parë se çfarë iu ndodhi Ramës e Metës, nëser mund ti ndodhë atij. Pra duhet një seleksionim përfekt dhe i skajshëm i emrave që futen në listat për kandidatë për deputetë, për kryetarë bashkie sepse nesër kur të marrin mandatin janë të rrezikshëm. Aq me keq kur kanë edhe shumë fuqi ekonomike sepse duan si në filmat me “Escobar” të bëjnë edhe ligje e të diktojnë edhe pushtetin politik. Me shumë nga kjo kategori ka sot mazhoranca, porse edhe opozita nuk është se mbetet pas PS.

Ndaj kjo që po ndodh këto ditë me PS dhe Ilir Metën duhet të sherbejë si një mësim i madh për politikën që ti rrijë larg kategorisë e cila nuk ka as shkollë, as kulturë e vizion për një politikë europiane.

Rastit në fjalë është prokuroria që do ta sqarojë të vertetën,por politika duhet të zerë mend e të jetë unike, të majtë e të djathtë, kundër futjes në parlament të kategorisë së krimit e të mafies.

SHKARKO APP