Një sondazh online që flet për ministrat e qeverisë më të pëlqyer nga publiku

Redaksia online e “Koha Jone” ka futur prej tre ditësh një sondazh me një pyetje: Cilin (e) nga anëtarët e qeverisë vlerësoni në kabinetin qeveritar?

Natyrisht që sondazhi, sado profesionist të jetë në Shqipëri, nuk mund të quhet përfekt. Aq me tepër online, por gjithsesi jep trendin e pëlqimit apo mospëlqimit të publikut për iks ministër, në rastin në fjalë, të pjestarëve të kabinetit të Edi Ramës. Nga sondazhi deri sot në mesditë (përqindjet mund të ndërrojnë në orët në vazhdim) në një numër votuesish prej 4768 veta (online) ka nxjerrë listën e mëposhtëme, për të cilën shumëkush mund të debatojë, por ne kemi të drejtën të respektojmë votuesin e “Koha Jone”, të kësaj gazete 27 vjeçare si e lirë dhe që mbetet gazeta e parë e pavarur në Shqipëri.

Faksimile e orës 12.07 e sondazhit, datë 6 maj 2018

Në krye të listës (shiko www.kohajone.com) rënditet si më i pëlqyeri nga publiku ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj, i ndjekur direkt nga ish-kryeministri dhe sot ministër për Diasporën, Pandeli Majko. Fill pas tyre vijnë dy femra, Ogerta Manastirliu dhe Olta Xhaça për t’u pasuar nga dy burra ministra, Niko Peleshi dhe Ditmir Bushati. Pas tyre vijnë ministrat e tjerë të kabinetit. Renditja në krye të listës e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj nuk përbën surprizë, pasi puna e këtyre muajve në krye të dikasterit më problematik të qeverisjes së PS-së, ka qenë pozitive dhe pranë interesave të njerëzve, paçka se ka prekur e shkatërruar shumë interesa të deputetëve të PS. E jo vetëm të mazhorancës, por edhe prerjen e fijeve të krimit në një masë të konsiderueshme, ndonëse ka pakënaqësi nga politikanë të caktuar. E papritura e sondazhit duket te Pandeli Majko, i cili ka një dikaster pa administratë dhe pa gjëra konkrete, ndonëse ka emër të madh Ministria e Diasporës. Mundet emri i tij i dikurshëm si ish-kryeministër dhe dëshira e emigrantëve shqiptarë që ministria e tij të jetë më efiçente ndaj emigrantëve, ka sjellë një numër kaq të madh votuesish për Pandeli Majkon, shumë afër ministrit Fatmir Xhafaj.

Majko mbahet si asi nën mengë në rast krizash në PS, nëse në ndonjë moment krize politike ku Edi Rama rrëzohet apo detyrohet të jap dorëheqjen. Mundet votuesit online ta shikojnë si kryeministër për herë të tretë. Në të vertetë kryeministri Rama i dha Majkos një ministri sa për të thënë se ka një karrike ministri, por Ministria e Diasporës duhet të jetë realisht me administratë, me fonde dhe fuqi të madhe ekzekutive sepse flitet për qindra mijëra emigrantë shqiptarë anembanë botës.

Sipas këtij sondazhi duket se cilët ministra mund të largojë nga qeveria kryeministri Rama ose mund të ikë vetë duke ndejtur gati Pandeli Majko për mandatin e tij të tretë si kryeministër.

E çuditshme se si e do publiku këtë Majkon, ndonëse nuk bën ndonjë punë konkrete!

 

SHKARKO APP