Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Opozita drejt një fitoreje historike me mbi 100 deputetë

Editorial
E premte, 26 Qershor 2020 08:02
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Demokratike ka nisur dje procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie në zgjedhjet e ardhshme. Kryesia e partisë më të madhe në opozitë ka miratuar dokumentin me afatet kohore dhe kriteret e seleksionimit të gjithë emrave që do të kandidojnë në siglën e selisë blu. Sipas parashikimeve, brenda muajit shtator 2020, PD do të ketë gati listën e njerëzve të cilët do të përfaqësojnë alternativën e saj në fushatën elektorale. Përveç detajeve proceduriale vendimi i PD-së është një sinjal për afrimin e zgjedhjeve. Nisja e përzgjedhjes së kandidatëve është hapi më konkret që opozita po bën për fushatën e ardhshme zgjedhore. Praktikisht zgjedhjet janë afër dhe nuk do të kemi vetëm zgjedhje parlamentare, por edhe zgjedhje për drejtuesit e 61 bashkive të vendit.

Vendimi i PD-së për nisjen e garës për kandidatët vjen në kohën kur opinioni publik është bombarduar mbi dobinë e listave të hapura në proceset elektorale. Një pjesë e deputetëve të “opozitës” parlamentare kanë gjetur si sebep këtë kërkesë për të kushtëzuar miratimin e reformës zgjedhore dhe më pas kanë futur dhe kërkesën e Edi Ramës për ndalimin e koalicioneve. Kërkesa për ndalimin e koalicioneve është një ide e gabuar dhe anti demokratike që as nuk duhet shtruar për diskutim. Ndërsa ajo e listave të hapura në situatën aktuale të krizës politike nuk do të zgjidhte asgjë. Projekti që PD dhe Lulzim Basha miratuan dje për emrat e kandidatëve jep një zgjidhje të pranueshme edhe për çështjen e listave. Emrat e atyre që do të kandidojnë në emër të partisë nuk janë ekskluzivitet i kryetarit dhe nuk prezantohen në minutën e fundit. Anëtarësia e PD do të depozitojë, sipas zonave, emrat e njerëzve që kërkon ta përfaqësojnë. Më pas një Komision Vlerësimi në PD që ka pak a shumë rolin e njëlloj Vettingu të kandidatëve do t’i miratojë ato mbi bazën e kritereve politike dhe profesionale. Emrat e ardhur nga kandidatë që do të kalojnë në Komision do të marrin miratimin final në Kryesinë e PD-së. Veç këtyre procedurave, PD ka vendosur në rregullore se asnjë kandidat nuk do të pranohet nëse ka probleme me ligjin e dekriminalizimit. Risia e kësaj skeme është se anëtarësia e partisë nuk do të mësojë emrat e kandidatëve në orën 12:00 të natës kur depozitohen në KQZ. Në pjesën më të madhe, emra do të vijnë nga lista që demokratët i kanë dërguar kryesisë dhe jo anasjelltas, emrat që kryesia cakton me detyrim pa i njohur askush. Sigurisht, asnjë proces nuk është përfekt dhe do të ketë qefjmbetjet e zakonshme në partitë shqiptare, por në krahasim me Partisë Socialiste, kryetari Basha po ndërton një model më të ndershëm ndaj kandidatëve dhe votuesve të PD-së. Në fund të këtij, procesi askush nuk do të thotë se emrat dolën natën pas konsultimeve të 3-4 vetave në zyrën e kryetarit. Bashkë me përzgjedhjen e kandidatëve, PD ka dhënë dhe shenjat e para të një hapje të partisë ndaj figurave të saj që kanë qenë të distancuar, si dhe afrimin e personaliteteve të shoqërisë civile. Kjo strategji e partisë më të madhe në opozitë, së bashku me aleancën e madhe të domosdoshme të koalicionit opozitar përbëjnë frontin që do mposhtë rilindjen numerikisht dhe moralisht.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Përfundimi i punës nga Këshilli Politik për reformën zgjedhore, tashmë i ka hapur rrugën zyrtarisht afrimit të zgjedhjeve dhe nisjes së fushatës elektorale. Miratimi i reformës është detyrë vetëm e PS dhe problemi me “opozitën” është hall i Ramës dhe duhet ta zgjidhë ai. Opozita ka detyrën që frymën anti-qeverisje ta përkthejë në votë duke nxjerrë kandidatët më të mirë dhe programin për ringittjen e Shqipërisë.

Swiss Digital
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

2 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 5 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 8 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 4 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

7 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.