Opozita ka marue, ka marue!
(Ky editorial shikohet më i plotë si video)
Me çfarë ndodhi me 14 maji tregon se kjo opozitë nuk ka forcë të përballet me kryeministrin Edi Rama. Nuk ka asnjë garanci se kjo opozitë e sotme në Shqipëri mund të sjellë demokratët në pushtet.
Fatkeqsisht duhet kenduar kënga e vajtimit: KJO OPOZITË KA MARUE, KA MARUE!
Por kjo është fatkeqsi kombëtare, kur nuk ka opozitë të fortë dhe të besueshme, të paktën për vetë opozitarët. Edhe vetë demokratët thonë se “kemi marue”. Nga ana tjetër pushteti forcon radhët e tij, të PS dhe po përçan edhe atë opozitë që ka mbetur.
Kur një vend nuk ka opozitë, ai vend nuk ka të ardhme demokratike.
Ndaj ka nevojë për riorganizim serioz të opozitës në Shqipëri. Në qoftëse nuk del një forcë apo lëvizje e re politike, atëhere duhet të pranojmë se Edi Rama do të jetë më gjatë në pushtet se sa presidenti turk Erdogan, i cili tashmë është kthyer në Sulltan të vertetë në Bosfor dhe nuk ka zot ta shkuli nga pushteti.
Kjo opozitë shqiptare tregoi se nuk frymëzon njeri, përvec militantëve të tyre fanatikë, por që nuk mjaftojnë si numër për të rrëzuar Edi Ramën.
“KJO OPOZITË KA, KA MARUE!”- mbetet refren kënge halli e jo gëzimi.
Sa me shumë dobësohet opozita aq më fort rritet autoriteti i kryeministrit Rama, i cili duket se edhe zgjedhjet politike të vitit 2025 do ti fitojë, bile analistët thonë se mund të marrë mbi 94 deputetë. Me kaq deputetë Edi Rama ndryshon Kushtetutën dhe bën ç’të dojë në këtë shtet.
Ndaj alarmi duhet të jetë për të ngritur forcë të re politike apo krijimi i një Fronti të madh opozitar.
Ndryshe refreni “KJO OPOZITË KA MARUE, KA MARUE!”, do të dëgjohet si një kengë hareje nga dritaret e kryeministrit Rama mu në Bulevard.
Mos e vdisni opozitën!
Kjo thirrje është për demokratët dhe opozitarët, por kryesisht për drejtuesit e sotëm të partive opozitare, të cilët duhet të hapin krahun, sepse e dërmuan dhe shkatërruan opozitarizmin në Shqipëri.