Ore, ky Edi Rama flet si kryeministër prej 4 vitesh apo si lider opozite?!

Edi Rama mbetet mjeshtër i fjalës. E shkruan bukur fjalën dhe e reciton po aq bukur. Por stonon me realitetin, pasi kujton se njërëzit janë budallenjë siç ai mendon brenda koshiencës së tij. Si mundet që këto ditë të fundit të fushatës ai flet para turmave sikur të jetë lider opozite dhe jo kryeministër? Ai kërkon votën që gjoja të çlirojmë shtetin nga ipotekat, lejet e patentave apo në bujqësi prej partive të koalicionit, ndërkohë që ai ishte kryeministër prej katër vitesh. Po ku ishte Edi Rama katër vite që është kryeministër? Pse nuk foli para popullit apo pse nuk doli të thoshte se nuk e dua këtë qeveri dhe të shkonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare duke iu drejtuar popullit? Kush i bëri koncesionet e shendetsisë mbi 400 milionë euro? Kush dha leje ndërtimi? Kush bëri pazar me pronat dhe milionerët e vendit?  Kush bleu mediat kryesore në vend? Kush donte të bënte zgjedhje pa opozitën?

Natyrisht që faje kanë plot LSI dhe PDIU, por nëse tani bërtet se me jepni votën të çlirohem nga partitë e tjera, pse nuk e bëri para dy viteve, pra të shkonte në zgjedhje të parakohshme. Edi Rama ka bërë disa reforma, realisht. Por siç ka pohuar ai me gojën e tij se ato janë bërë falë mbështetjes së LSI dhe Ilir Metës. Pse nuk e tha asokohe se e kanë penguar, por sot del e flet sikur të mos ishte kryeministër, por lider opozite.

Edi Rama ka të drejtë të kërkojë votën e popullit, siç e kërkon PD dhe LSI, etj por nuk mund të ketë të drejtë të hiqet pas katër viteve si “i virgjër”!

Edhe tendenca e tij për pushtet absolut mbetet shumë e rrezikshme. Shqipëria ka provuar njëherë Enver Hoxhën dhe Sali Berishën ndër vitet 1992-1997. Dhe e dini se ç’hoqi populli e ku përfundoi vëllavrasja. Ndaj një pushtet absolut është i rrezikshëm shumë për qytetarët.

Nëse doni popull i dashur, askujt mos i jepni shumicën absolute. Ndryshe do pendoheni keq!

SHKARKO APP