Majko dhe “Shishja e qumështit”!

Pandeli Majko foli në “Zëri Amerikës” ku ndër të tjera theksoi se koalicioni mes PS dhe LSI duhet rishikuar dhe shtoi një mori arësyesh, sipas tij, të cilat deri diku kanë një bazë reale, se ka probleme në bashkëqeverisje. Në të vertetë çdo qeverisje duhet riparë brenda një mazhorance, natyrisht bashkërisht nga dy themeluesit e këtij partneriteti mbi të cilin është ndërtuar kabineti qeveritar. Flitet  për t’u riparë në sensin se ka nevojë përherë për rinovime emrash në kabinet, për t’iu përshtatur nevojave të elektoratit, pasi evoluojnë hallet e tij. Ka nevojë që edhe kryeministri të rishikojë mënyrën e tij të drejtimit.

Kur ka sinqeritet bashkëqeverisës kurdoherë rishikohen gjërat, natyrisht pa prekur shtyllat kryesore të një marrëveshje të firmosur. Por nëse njëra palë fillon e fut kunja, bën shantazhe, kulisa pa shpine apo edhe sajon në fshehtësi ‘aleatë të blerë” për të patur numrin 71 deputetë atëhere Koalicioni ka mbaruar. Pra nuk ka nevojë më për rishikim!

“Martesa” PS-LSI u bë siç dihet nga të gjithë. PS-ja nuk vinte kurrë në pushtet më mënyrën e drejtimit të Edi Ramës pa Marrëveshjen me Ilir Metën.Kurrë! Dhe nuk u bë gabim, kur dy parti të spektrit të majtë, njëri ish-kryeministër i PS_së dhe tjetri ish-kryetar bashkie i PS-së gjetën gjuhën e koalicionit për të ardhur në pushtet.

Nuk kishte zgjidhje tjetër për PS. Për LSI edhe mund të kishte. Numrat me 23 qershor 2013 me një mbledhje matematikore të LSI-së mund edhe të bënin tjetër kryeministër, pra jo Ramën.

Por duket se LSI i qëndroi marrëveshjes. Dikush nga analistët thotë akuza për kreun e LSI-së, pasi “ku shkon LSI vjen pushteti”. Nëse duam të flasim pa hilera kjo tregon se forca e LSI tashmë është e panegocueshme, pra është krijuar trepolariteti politik; PS-LSI-PD.

Natyrisht që forca e numrave dhe votave të LSI krijon pushtetin. Jemi në politikë dhe sipas matematikës politike Meta mbetet korrekt me votuesit e tij dhe si rrjedhim edhe për çka firmos apo thotë. Të paktën deri me sot.

Duket se është Edi Rama që ka lëvizur nga Marrëveshja e prillit 2013. Nëse është penduar ai dhe PS-ja atëhere ka një ndërgjegje politike e cila duhet të karakterizojë politikanët e formatit burrë shteti.  Duhet të thotë sy me sy se “ marrëveshja nuk funksion dhe shkojmë në zgjedhje”. Por edhe vetë ikën si kryeministër, pasi nuk mbahet karrikja e dhënë nga votat e Marrëveshjes me vota të blera nga deputetë “tradhtarë” apo kur shikojnë trastat me euro harrojnë partitë e tyre dhe takojnë ministrin Arben Ahmetaj.

Nëse kryeministri nuk ka kurajo t’ia thotë në sy Ilir Metës, por herë nxjerrë një deputet dhe herë, si përherë, përdorë Pandeli Majkon, atëhere problemi mbetet tek integriteti personal e politik i kreut të PS-së.

Ndaj edhe thënia e Majkos sot në “Zeri Amerikës” se “duhet riparë koalicioni me LSI”,etj etj pa asnjë diskutim që Majko ka marrë një sms para emisionit nga Edi Rama se çfarë do të thotë në “Zeri Amerikës”. Kështu funksionon vetë Edi Rama.

Natyrisht që Majko ka edhe një interes personal që të prishet marrëveshja PS-LSI. Synon postin e Presidentit të Republikës vitin e ardhshëm, para zgjedhjeve, dhe një ikje e Metës nga koalicioni ia shton shanset Majko që të bëjë numrin magjik 71 për të marrë votat për kryetar shteti. Nëse LSI nuk ikën nga koalicioni mbetet shumë e vështirë që Meta të mbështesë Majkon. Ndaj ish-kryeministri Majko e bëri një qokë të bukur. Edhe u përdor nga Rama kundër LSI, por edhe vendosi “shishen e qumështit” për vete për President.

Nga e gjitha kjo që trazoi Majko nga Amerika tregon një gjë të vertetë:Edi Rama dhe Ilir Meta ose ta mbyllin që tani koalicionin dhe qeveria bie, duke krijuar një qeveri teknike ose të mos luajnë me nervat e shqiptarëve të cilët kanë muaj që me shumë po merren me reformën dhe nuk kanë bukë të hanë, nuk ka jetëse normale e ku kriza ekonomike ka përlarë gjithçka.

Rama, duhet pranuar, se u tregua mjeshtër prej tash një viti me Reformën dhe propogandën e tij, saqë u hoqi vëmendjen njërëzve nga hallet e përditshme të mbijetesës.

Gjithsesi Majko e vuri “shishen e qumështit” në radhë me Lindita Nikollën dhe Mimi Kodhelin. Por Rama kurrë nuk zgjedh një burrë para dy femrave….! Të paktën ka tre vite qëkur u bë kryeministër.

 

 

 

SHKARKO APP