Papa Françesku ndërmjetës mes Putin dhe Perendimit?

 

Nga Nikoll Lesi.

Dje Presidenti  i Rusisë, Putin u prit në Itali nga kryeministri italian dhe më pas në një takim të veçantë nga Papa Françesku në Vatikan.Ndonëse Perendimi ka ashpërsuar masat ndaj Rusisë dhe grupi G-7 që nuk po bëhet ende G-8, përsëri në horizont duket se Moska nuk po e ndjen shumë përballjen Perendimore. Natyrisht që diçka nuk shkon dhe ka mundësi që edhe vetë Gjermania e Franca, si lidershpi i Europës kontinentale, të jenë me të interesuara për një Paqe me Putin. Edhe vetë Italia e cila është partneri i katërt ekonomik për Rusinë,po humbet shumë. Mesazhi qe Presidenti Putin i përcolli kryeministrit Renzi në konferencën për shtyp qe mjaft i drejpërdrejtë; “sanksionet duhen eleminuar sepse kështu nuk i leverdis askujt. Sanksionet e BE janë një pengesë objektive për sipërmarrjet italiane në Rusi, të cilat nuk munden më të përfitojnë rreth 1 miliardë euro nga kontratat e sigluara më parë.”

Duke iu referuar statistikave, Vladimir Putin në konferencën e shtypit ka kujtuar se “ekzistojnë rreth 400 sipërmarrje të rëndësishme italiane në Rusi. Italia është partneri i katër ekonomik e se për shkak të sanksioneve të Bashkimit Europian shkëmbimi tregtar mes dy vendeve gjatë tremujorit të funidt është reduktuar nga 25 % në 10 %. Ndërsa investimet ruse në Itali kapërcejnë vlerën e 2-3 miliardë euro. Sanksionet e BE o duhen eleminuar o duhen modifikuar për të mbështetur sipërmarrjet tona”- ka theksuar ai. E për Presidentin rus kjo vlen dhe për kontratet e firmosura në fushën teknologjike e ushtarake.

Rusia është një supërfuqi e madhe dhe tmerr berthamor për Botën në rast konflikti. Këtë e dinë në BE , në SHBA, por dhe vetë Rusia luan me kartën e të fortit. Shtetet përreth kufirit me Rusinë rrijnë në ankth se mos “ ariu rus” kalon ndonjë natë sa “për të fjetur “ në kryeqytetet e tyre, pavarësisht se Moska nuk duket se ka interesa për shtim konflikti. E mbarë Europa, por sidomos Gjermania , ka humbur nga embargo ndaj Rusisë.  Natyrisht që më  shumë edhe Moska. Edhe bota nuk është më e qetë pa një bashkëpunim SHBA-Rusi-Gjermani-Francë-Britani. Ndërsa Kina rri duke vështruar e don një konflikt sa më të egër mes SHBA-BE dhe Rusisë, pasi vetëm rritet drejt një supërfuqie botërore.

Ndaj siç thotë një fjalë britanike “Never say never”, asgjë nuk mund të jetë e papritur pasi të mëdhenjtë edhe zihen, por në një moment edhe pajtohen. Se kur pajtohen e dijnë sherbimet nën rrogozë të tyre, pasi edhe me Kubën u bë luftë e madhe disa dekada dhe papritur SHBA ndërroi kurs. U pajtua me Kubën dhe Fidel Kastron. Presidentin francez Hollande  e priti me nderime në Paris.  Ndaj edhe BE mund të jetë lodhur nga gjuha e konfliktit me Rusinë e mundet të ketë kërkuar një negociator. Dhe më të mirë e më të besueshëm se sa kreu i Kishës Katolike Botërore , Papa Francesku nuk kishte dhe nuk ka në botë. Papa Francesku është i shkelqyer në negociata. A nuk ishte Papa që negocoi me Kubën dhe SHBA për paqtim? A nuk ishte vendosmeria e tij që bindi Kubën katolike që të shkoj drejt një marrëveshjes historike me SHBA? Natyrisht që vetëm autoriteti i Papës ishte. Atëhere a mund të jetë përsëri Papa Francesku simbol i një Pakti të madh mes Rusisë dhe Bashkimit Europian ku dominon krishterimi absolut ? A nuk është vetë Papa që shkoi në Turqi dhe takoi kreun e ortodokseve botërore dhe lëshoi mesazhe përbashkimi ? A nuk ishte një lajm botëror fakti që Papa Francesku  hodhi idenë e bashkimit përsëri të kishave ortodokse dhe katolike?

Ai pra ishte. Atëhere fakti që në këtë katrahurë ku kanë hyrë marrëdhëniet Rusi-BE-SHBA a  mund të jetë i vertetë fakti që Papa Francesku priti Presidentin Rus Putin në Selinë e Shenjtë për të qenë një urë bashkimi e mirëkuptimi të Putin me BE?  Pse jo?

Papa Francesku është në kulmin e fuqisë së Tij, jo vetëm se është Njeriu i Zotit në Tokë, porse një simbol për të paqtuar shtete, kombe, fe , popuj, pra një një Njeri që Bota e ka për fat në momentin më delikat të jetës së saj, pasi çdo konflikt është me pasoja botërore dhe njërëzimin.

Papa e priti Putin, edhe për këtë gjë.

 

SHKARKO APP