Parlamenti mblidhet, artistët protestë para seancës. Debati vazhdon

Debati në parlament akoma vazhdon. Qindra qytetarë dhe artistë janë mbledhur te sheshi i seancës parlamentare.

Petrit Vasili, shefi i deputetëve të LSI, ka drejtuar një mori pyetjesh ndaj ministres së kulturës, e cila ka inicuar projektligjin për shëmbjen e Teatrit Kombëtar. Por ministrja i anashakaloi duke mos u përgjigjur, çka solli reagimin e fortë të Petrit Vasilit, Luan Ramës, Edmond Spahos dhe në fund doli edhe vetë Lulzim Basha, kreu i PD-së.

Paralel me këtë, mu në sheshin para Kuvendit vazhdojnë të flasin artistët kundër asaj që po projekton në Kuvend kryeministri Rama. Ata po firmosin dhe flasin para turmës kundër projektligjit të PS për shëmbjen e Teatrit.

Regjisori Kastriot Çipi ka publikuar listën me emrat e 125 artistëve që janë kundër ligjit.
“Po ju përcjell listën e përditësuar të artistëve që i kanë thënë JO shembjes së TK e TKE. I kërkoj ndjesë kujtdo që kam harruar t’i shënoj emrin. Kanë qenë ditë të ngjeshura dhe vëmendja ime ka qenë e shpërndarë.
Me këtë rast ju kujtoj se lista mbetet e hapur, deri në tërheqjen e ligjit nga Qeveria. Thashë “ligjit” dhe jo “projekt-ligjit” sepse kam bindjen se projekt-ligji do të miratohet sot dhe do të mbetet në fuqi edhe pas kthimit nga Presidenti. Ky kryeministër nuk do të ndalet derisa artistët dhe qytetarët të pushtojnë dy teatrot kombëtare dhe të krijojnë rreth tyre një perimetër sigurie ndaj ruspave”, tha Çipi.

Por para tij foli artisti i madh Bujar Asqeriu, i cili theksoi se “Parlamenti të mendohet mirë përpara se të vtojë ligjin ujqëror për të kafshuar Teatrin Kombëtar. E kemi thënë, kini kujdes, mos luani me artistët, sepse ata janë njerëzit më të nderuar të kombit.

Kujdes me artistët! Të nderuar deputetë, kalojeni në mendje, zemër e në shpirt këtë nen jo mekanikisht por shqiptërisht dhe do të kuptoni thellë në ndërgjegjen dhe psiqikën tuaj se nëse e votoni këtë ligj do të bëni një hap të gabuar. Mos e kafshoni teatrin, ju bëj thirrje për herë të fundit”.

Protesta vazhdon, por kryeministri, me djallëzi, sajoi një aktivitet me policinë e shtetit, vetëm që të marrë televizionet që të transmetojnë live aktivitetin e tij e jo parlamentin. Kjo mbetet një taktikë e njohur poshtëruese e tij pasi sa herë ka protesta apo në Kuvend ka debate të forta cakton aktivitet në të njëjtën orë vetëm që mediat (që kanë interesa me kryeministrin) të mos transmetojnë asgjë nga opozita. Dhe Rama dihet se flet gjatë, por sot kastile e zgjat fjalimin dhe televizionet janë live me kryeministrin e jo çka ngjet në sallën e Kuvendit.

Në një prononcim për mediat jashtë sallës së Kuvendi, ku pak hapa më larg artistë dhe qindra qytetarë janë ngritur në protestë për t’i bërë thirrje politikanëve të mos e votojnë këtë pr.ligj, Berisha zbuloi urrejtjen që sipas tij kreu i qeverisë ka ndaj artistëve.

“Sot në parlament po konsumohet një krim i shëmtuar kombëtar nga mafia qeveritare

Në mënyrë të paimagjinueshme jashtë çdo rregulli dhe morali, në momentin kur BE hodhi poshtë kërkesën për hapjen e negociatave dhe i shtyu për në fund të 2019-ës dhe ju garantoj deri në gjysmën e dytë të 2021-shit.

Në vend të paraqitej sot në Kuvend një plan i studiuar për të adresuar 13 kushtet e caktuara nga BE, paraqitet ligji i ekzekutimit të një simboli kombëtar, Teatrit Kombëtar. Nga një njëri që udhëhiqet nga urrejtja patologjike ndaj çdo gjëje të arrirë me artin dhe kulturën shqiptare, mbasi vet i mbetur në komplekset primitive të një adoleshenti të vonuar, zhgarravit gjithë jetën pa provuar një sukses të vetëm”, tha Berisha.

Ndërsa disa prej medieve në Shqipëri kanë vendosur të mos transmetojnë protestën e artistëve që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, Zëri i Amerikës ka vendosur që të transmetojë live protestën tek Parlamenti.

‘Protesta e artistëve dhe qytetarëve para parlamentit kundër projekt-ligjit qe parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar’, shkruan Zëri i Amerikës në faqen e Facebook. Më poshtë video live:

Lista e plotë e artistëve që janë kundër shembjes së Teatrit
1. Roza Anagnosti
2. Gulielm Radoja
3. Edmond Budina
4. Bujar Asqeriu
5. Naun Shundi
6. Vasjan Lami
7. Mehdi Malka
8. Stefan Çapaliku
9. Sesilia Plasari
10. Kastriot Çipi
11. Alert Çeloaliaj
12. Robert Budina
13. Besmir Bitraku
14. Taulanda Jupi
15. Romir Zalla
16. Bashkim Zahaj
17. Bujar Llapaj
18. Ilir Mërtiri
19. Besnik Doshlani
20. Alban Zadeja
21. Bujar Alimani
22. Anila Bisha
23. Leonard Hamitaj
24. Suela Bako
25. Anderson Gurra
26. Leka Doko
27. Gert Izeti
28. Avni Abazi
29. Fatbardh Marku
30. Ermela Teli
31. Ermira Hysaj Çerkozi
32. Klodian Hoxha
33. Ramiz Gjini
34. Rita Gjeka
35. Marsel Rupi
36. Esela Pysqyli
37. Gëzim Rudi
38. Gentian Zenelaj
39. Simon Shkreli
40. Ledian Gjeçi
41. Adnan Kastrati
42. Françeska Hysi
43. Alessia Xhemalaj
44. Florian Çanga
45. Alfred Zeneli
46. Redjan Mulla
47. Donard Hasani
48. Adriana Tolka
49. Anxhela Çikopano
50. Aldjon Matarangasi
51. Arbër Jakllari
52. Artur Selmani
53. Driada Dervishi
54. Elma Dorezi
55. Enerjeta Jani Fuga
56. Ervin Bejleri
57. Esmeralda Metka
58. Jorida Meta
59. Gladiola Harizaj
60. Rozina Prendi
61. Koloreto Cukali
62. Melisa Kodhelaj
63. Lida Radoja
64. Saimir Zeneli
65. Ermela Ruri
66. Blerim Gjoci
67. Klodjana Keco
68. Herion Mustafaraj
69. Endri Çela
70. Rudi Erebara
71. Ferdinand Hysi
72. Rajmonda Shundi
73. Besnik Bisha
74. Andi Begolli
75. Bora Kulla Beltoja
76. Artur Lena
77. Sulejman Rushiti
78. Kushtrim Bekteshi
79. Ylli Trajce
80. Mehdi Malka
81. Spartak Papadhimitri
82. Tefta Bejko
83. Bruna Borova
84. Dritan Sejamini
85. Adrian Zagori
86. Xhevdet Doda
87. Edmond Budina
88. Julia Ilirjani
89. Najada Elmazi
90. Dritan Biba
91. Xhuliano Brisku
92. Alban Qela
93. Mendim Murtezi
94. Erjeta Cufaj
95. Naser Rafuna
96. Kastriot Shehi
97. Sokol Angjeli
98. Xhemil Tagani
99. Florind Belliu
100. Marsela Lena
101. Sokol Cahani
102. Arben Shaka
103. Dajana Nenaj
104. Oriana Cama
105. Donald Shehu
106. Florian Kokona
107. Shpetim Emanuel Dajci
108. Xhovalin Gjoka
109. Mexhit Prenci
110. Ersila Rezhda
111. Muzafer Shkira
112. Neritan Licaj
113. Ismet Drishti
114. Agim Xhafka
115. Eldon Luarasi
116. Natasha Lako
117. Ermonela Alikaj
118. Ermira Gjata
119. Primo Shllaku
120. Eneida Topi
121. Laura Nezha
122. Zehrudin Dokle
123. Julian Deda
124. Mexhit Prenci
125. Gramos Gashi
126. Këtu mund të jetë emri yt!

(vijon)

SHKARKO APP