PS: Më mirë qeveri me Bashën sesa me Metën

Qeveri PS-PD? Duket se PS e ka menduar me kohë një qasje të tillë, derisa e ka shprehur edhe deputeti socialist Vladimir Kosta.  Në një prononcim për citynews deputeti i PS-së ka thënë, pas akuzave të ministrave Koka e Manjani, se ““Ndarja me LSI është  e vonuar. Nuk na bashkon asgjë me ta. Ky mund të jetë një  qëndrim më radikal, por më mirë të qeverisë PS-PD se sa me Ilir Metën në koalicion. Duhet menjëherë të ndahemi nga LSI”. Pra nisur dhe nga deklarata të deputetëve të tjerë të PS-së gjatë këtyre ditëve si dhe mënyrës së si po hesht selia rozë ndaj tyre duket se takimi i Vjenës në gushtin e kaluar mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, ka një projekt konkret. Pra kulisat tregojnë, siç e pohon dhe deputeti i PS-së Kosta, se “më mirë një qeveri me PD-në se sa me Ilir Metën”. Këtë gjë tha pardje edhe deputeti i PS-së Pjerin Ndreu, por në një mënyrë me të moderuar. Pjerin Ndreu shkroi se LSI të ikë sa më shpejt nga qeveria me PS.

Këto deklarata të deputetëve të PS-së vijnë sapo Ilir Meta u prit në Kongresin dhe Senatin Amerikan, bile nga Presidenti i Senatit, i partisë së Presidentit Trump.

Krisja është shumë e fortë në koalicionin PS-LSI. Akuzat e ministrit Lefter Koka, të cilat pasuan ato të ministrit tjetër të LSI, Ylli Manjani, përforcuar nga deputeti i LSI në Gjirokastër Vangjel Tavo, kanë krijuar një termet në PS. Shto mbrëmë edhe akuzat e Luan Ramës për përfshirjen e policisë në trafikun e drogës. Ndërkohë kryeministri Rama doli në facebook me ca radhë “sqarimi” duke mbrojtur ministrin e brendshëm nga sulmet e LSI . Një burrë shteti merr përsipër çdo rrisk politik, duke shkuar dhe në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditëve. Përderisa nuk i shkarkoi ministrat e LSI tregon se nuk ka numrat në parlament dhe ka frikë nga votat që do marrë Ilir Meta. PS-ja në rastin më të mirë të mundshëm, dhe sikur “Zoti” të zbresë në qendrat e votimit me datë 18 qershor, nuk i kalon dot 60 deputetë. Pa LSI nuk bëhet numri magjik 71 deputetë që duhet për të krijuar qeverinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj po mendohet që pas ditës së zgjedhjeve, PS-ja mund të bashkojë votat me Lulzim Bashën për të krijuar qeveri të përbashkët. E tha qartë deputeti i PS-së. Përderisa selia rozë nuk e përgënjështroi deputetin, po mban në xhep planin B, pra qeveri PS-PD.

Swiss Digital Mobile Reklama

LSI-ja ndjehet e tradhëtuar nga PS. Edhe kryebashkiaku durrsak Vangjush Dako u deklaroi hapur strukturave të PS-së se “armik kemi LSI dhe jo PD”. Vangjush Dako është miku më i ngushtë i Edi Ramës. Pra ajo çka po kalkulohet në selinë rozë se më mirë një koalicion qeverisës, pas zgjedhjeve, me PD-në se sa me LSI, po sjell një kundër reagim te Ilir Metës. Duket se ai po shikon krijimin e një Poli Politik ku mendohet të jenë LIBRA e Ben Blushit, mundet dhe ZGJIDHJA e Koço Kokëdhimës, si dhe 17 parti të tjera politike. Nëse ky Pol konturohet atëhere humbja e PS-së do jetë alarmante në mandate deputetësh.

Edi Rama mund të shtrijë shtrin dorën e pajtimit me Ilir Metën në mënyrë të sinqertë, ndonëse duket se mosbesimi mes tyre është sa një mal akulli. Po që se Meta dhe Rama ulën e bisedojnë, pa hile, ka një mundësi shpëtimi për të majtën, pra të mos përçahen rrezikshëm. Gjithsesi duket se pajtimi dhe rivendosja e miqësisë politike mes Ramës dhe Metës është gati e pamundur.

 

S.P.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?