PD-LSI: Nuk mund të ndryshohet Kushtetuta në 6 ditë!
Një nga drejtuesit e selisë demokrate dhe përfaqësuesi më profesionist në PD për zgjedhjet, Oerd Bylykbashi tha sot se nuk mund të ndryshohet Kushtetuta në 6 ditë, siç po tenton kryeministrit Rama ta bëjë me ca deputetë të ashtuquajtur opozitarë. Të ndryshosh Kushtetutën apo qoftë edhe të prekesh një nen të saj duhen muaj debati, konsultash dhe në fund duhet populli me Referendum t’i jap votën.
Po këtë qëndrim mban edhe LSI.
Ndërkohë kryeministri duket i vendosur për të shkuar me 30 korrik në prekjen e Kushtetutës gjoja për listat e hapura, por në thelb mbetet heqja e koalicionëve parazgjedhore, sepse në këtë rast e ka të sigurtë humbjen. Por të prekësh Kushtetutën për interesa personale apo partiake është kriminale.
PD dhe LSI janë të vendosura në qëndrimin e tyre se nuk mundet me një parlament ilegjitim, me 122 deputetë, për 6 ditë dhe për interesa partiake të lejohet të fut dorën në Kushtetutë.
Por për të qenë korrekt me Marrëveshjen e 5 qershorit, PD dhe LSI, kërkojnë që gjithçka të diskutohet dhe të miratohet me konsensus në Këshillin Politik. Edhe ambasada amerikane këtë thotë, edhe BE.
Komisioneri për Zgjerim në BE është më i prerë kur thotë se pas miratimit të Kodit Zgjedhor dje në Parlament asnjë ndryshim apo prekje e Kushtetutës, sepse dilni nga shinat.
Po kështu i prerë, qendrestar mbetet Presidenti Meta. Ai ka mbledhur sot ambasadorët kryesorë të BE si dhe dje ka patur takim me ambasadoren amerikane Kim.
Sot në orën 18.00 do të jap një konferencë të jashtëzakonshme shtypi.