17 maji, mesnata shkatërruese për PD

Tashmë duket qartë trendi i humbjes së PD-së. Shto apo hiq një mandat në Shkodër apo Tiranë nuk bën asnjë punë në përllogaritjen kombëtare, pasi Edi Rama e ka kapur qeverinë pa PD dhe pa LSI. Pas kësaj humbje, e cila as në vitin 1997 nuk ka ndodhur në këto përmasa, selia blu duhet të bëjë analizën e saj. Doli sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani dhe kërkoi falje, por nuk mjafton. Folën disa figura të PD, por prapë nuk mjafton. Duhet të flasi Lulzim Basha. Ai është lideri që siç do të merrte frytet e fitores, pra kryeministër, duhet të marrë edhe dënimin demokrat.

Shumë hamëndje dhe shumë emra nga PD apo shoqëria civile thonë se ishte, kjo apo jo, si shkak që nuk u motivuan demokratët të dilnin në zgjedhje ose që dolën dhe votuan parti të tjera. Të gjitha kanë ngapak lidhje; listat, karizma, çadra, blerje votash, etj. Por mendoj se mbi të gjitha që e shkatërroi fushatën, sloganin, motivin dhe shpirtin demokrat ishte pazari i mesnatës se 17 majit kur Basha dhe Rama e mbyllën në errësirë marrëveshjen.

Asnjë nuk e di saktësisht pazarin Basha-Rama, pasi vetëm një pjesë ka dalë në publik, kurse pjesa tjetër e pazarit hamëndësohet. Por e verteta e humbjes gjigande të PD me 25 qershor është vetëm pazari i mesnatës se 17 majit. Demokratëve iu prenë duart dhe iu hoq shpirti antiqeveritar me 17 maji, duke gdhirë data 18 maji.

Ndaj Lulzim Basha ka dy zgjidhje: Ose jep dorëheqjen si kryetar i PD dhe natyrisht që pazari i mesnatës se 17 majit bie automatikisht, ose edhe nëse PD dhe Berisha vendosin ta mbajnë prapë kryetar, Lulzim Basha duhet ta rrëzojë dhe të mos e njoh atë pazar mesnate të 17 majit. Në të gjitha rrethanat, sido që ta rrotulloj Basha apo PD-ja, një pjesë të pazarit të mesnatës që të ndryshojë sistemin zgjedhor në mazhoritar apo sistem prim, për afro 20 vite PD-ja nuk vjen në pushtet me atë që ka rënë dakort me Edi Ramën. Vetëm sistemi me koalicion mund ta sjellë në fitore selinë blu, por natyrisht nëse ka program, shpirt dhe slogan tjetër.

Ndryshe PD-ja do ndahet e copëtohet në 400 copa, aqsa në zgjedhjet e tjera edhe PDIU do jetë parti më e fortë se PD!

Alban Mati

http://albanianews1.al/pd-dhe-bashen-i-mori-ne-qafe-mesnata-e-17-majit/

SHKARKO APP