PD fik makinat, ndez protestat
Partia Demokratike ka ven- dosur të hapë sezonin e rotestave. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha njoftoi dje se të hënën demokratët do të protestojnë për çmimin e lartë të karburanteve, rritjen e çmimit të energjisë dhe rritjen e taksave. Si motiv kryesor për protestën është gjetur mosulja e çmimit të naftës, duke qenë se në gjithë vendet e rajonit pas luhatjeve në bursë karburantet kush- tojnë më pak. Për këtë qëllim, PD-ja ka ftuar qytetarët që në shenjë proteste në orën 11:00 të së hënës të fikin makinat për 5 minuta. Por fikja e motorëve të makinave është si pas kreut të PD-së, ndezja e motorëve të protestave. E hëna, sipas të gjitha gjasave, nuk do të jetë protesta e vet- me e opozitës, pas disa mua- jsh heshtje dhe bojkoti par lamentar. "Protesta e së hënës është refuzimi i çdo shqiptari për të shpenzuar dyfishin për naftën krahasuar me europianët. Të hënën, në ora 11.00 në të gjithë Shqipërinë drejtuesit e mjeteve do të fikin motorët e makinave për 5 minuta dhe do të ndezin motorët e protestës qytetare kundër çmimit të naftës, kundër çmimit të energjisë, kundër taksave dhe çmimeve të larta, kundër papunësisë, varfërisë dhe padrejtësisë",- tha dje Basha. Nga ana tjetër, kryeministri
Edi Rama u është përgjigjurdemokratëve duke u kujtuar se situata e çmimeve ndodhet në nivelin aktual për sh kak të keqqeverisjes së PD-së gjatë tetë viteve. Reagimi i Ramës ishte korrekt, por prej kohësh njerëzit nuk duan të dëgjojnë më sesa keq qeveriste PD-ja. Më shumë se kaq, duan të shohin një qeverisje më efektive në sferën sociale nga e majta dhe çështja e çmimeve mirë apo keq, tek një pjesë e opinionit "ngjit" më shumë sesa deklaratat e tjera politike. Njoftimi i djeshëm për protesta nga ana e Partisë Demokratike duket se nuk ka qenë i rastësishëm. Në të njëjtën orë që kryeministri Edi Rama bënte homazhe për 4 viktimat e vrara në 21 Janar 2011, nga selia e PD-së, Florion Mima jepte detaje lidhur me protestën me motora të fikur. Një mënyrë për të larguar vëmendjen, por dhe për të shmangur nga PD-ja heshtjen e sikletshme të një krimi të pandëshkuar që ndodhi 4 vjet më parë gjatë qeverisjes së djathtë. Nisja e protestave ka kohë që po programohet në degët e Partisë Demokratike. Që para hyrjes në Kuvend, zyrtarë të lartë të saj në takimet në rrethe kanë përgatitur elektoratin për zhvillimin e një sërë tubimesh maratonë. Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani në takimet e zhvilluara në degët kryesore demokrate ka përgatitur strukturat për grumbullimin e militantëve për protesta masive. Një pjesë e argumenteve sipas demokratëve janë në favor të tyre. Prej disa ditësh, mosulja e çmimit të karburanteve ka përfshirë në lojë dhe disa organizata të shoqërisë civile, të cilat kanë shtuar kritikat ndaj mazhorancës qeverisës. Rrija e çmimit të energjisë është një tjetër kauzë për të cilën opozita pretendon se qytetarët do ta mbështesin. Por veç këtyre, prej kohësh opozita përpiqet të japë një tjetër pamje të situatës së rendit në vend. Zbulimi i fundit i grupit të kokainës, si dhe shpërthimet me tritol janë disa elementë që sipas PD-së tregojnë mungesë e qeverisjes efektive.
Por më shumë sesa shqetë simi për problemet e qytetarëve, protestat e PD-së kanë një tjetër qëllim. Zgjedhjet vendore janë afër dhe "ndezja e motorëve" të protestës ka si qëllim karikimin e elektoratit. Kur ende s'ka një qëndrim zyrtar nëse PD-ja do të hyjë në zgjedhje apo jo, protestat janë dhe një testim i elektoratit për të parë pa kënaqësinë popullore ndaj qeverisjes aktuale