PD-ja pse vetëm me Fatmir Xhafën dhe jo me Edi Ramën e Saimir Tahirin?
PD-ja është në të drejtën e saj si forcë kryesore opozitare duke sulmuar ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj. Për vertetësinë e fakteve do jetë drejtësia e cila do të vendosë, aq me tepër kur njoftohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka inicuar një hetim për akuzat e selisë blu.
Por kaq shumë e përditë si në një film me metrazh të shkurtër dhe me seri pafund, duket se ka një skenar. Natyrisht ministri Fatmir Xhafaj mbrohet vetë dhe nëse ka shkelur ligjin të përgjigjet para drejtësisë dhe politikisht para PS-së. Megjithatë tabloja e një “filmi serial” për këtë çështje duket se ka një koordinim përfekt mes PD dhe një pjese të PS-së e cila nuk do Fatmir Xhafaj si ministër. PD-ja thamë se mbetet në lojën e saj politike. Por selia rozë e cila frymëzon sulmin ndaj ministrit dhe pa prekur asnjë fije kryeministrin, bën gabimin e radhës sepse tregon se mbetet frymëzuesja e fshehur e këtij sulmi serial, duke ngrënë “bijtë e saj” me gojën e të tjerëve.
Apo sulmi me anë të PD-së bëhet që PS-ja të vendosë ministër të brendshëm një “Sajmir” tjetër për ta rimbushur edhe njëherë Shqipërinë jo më me kanabis, por me kokainë?
PS-ja si një strukturë gjigande, si ajo e Metarlurgjikut në Elbasan, gjithnjë në degradim edhe prej viteve, por edhe nga drejtimi, pra gjendet në një grumbullim amorf ideshë, grupesh, interesash,etj. Në PS, Rilindja drejton e fiton, kurse socialistët votojnë.
Edhe një saktësim: PD-ja pse nuk flet me atë forcë të dikurshme ndaj ish-ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri apo janë në një llogore bashkë kundër ministrit Fatmir Xhafaj?