Qeveria fyen: Dole në pension? Nuk je i aftë fizikisht e mendërisht!
Në Shqipëri janë qindra mijëra pensionistë. Të gjithë njerëz të nderuar dhe duhet të përkulemi para punës e dinjitetit të sejcilit. Por ka ndodhur dje diçka e paparë dhe e padëgjuar.
Këshilli i Ministrave ka vendosur lirimin e Piro Xhixhos si anëtar, i caktuar kryetar, i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Ne vendimin qe mban firmën e kryeministrit Rama, ministrit Gjiknuri dhe Sekretarit te Kryeministrisë Agaçi, thuhet se ky projektvendim bazohet në nenin 116, të ligjit nr.9918, date 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, që parashikon se lirimi nga detyra i anëtarit të AKEP-it kryhet nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave.
Argumentimi që bën Këshilli i Ministrave është se Xhixho e ka mbushur moshën për të dalë në pension, por ligji për komunikimet elektronike dhe postare nuk ka parashikuar në mënyrë eksplicite që një nga rastet e lirimit/shkarkimit të anëtarëve te AKEP-it ështe edhe mbushja e moshës se daljes në pension.
Ndaj, në vendim keshilli i ministrave thotë: vlerësojmë se arritja e moshës se pensionit të anëtarit/drejtuesit të Këshillit Drejtues të AKEP-it është element që duhet interpretuar se çon në pamundësinë fizike e mendore dhe që legjitimon propozimin e Këshillit të Ministrave për të propozuar lirimin e tyre nga Kuvendi.
Në të vertetë arësyeja është diku tjetër për largimin e “pensionistit” Piro Xhixho. Ai është babai i deputetes së LSI, Erisa Xhixho. Ky është motivi politik, duke u kapur pas fijesh në një argument juridik siç është mosha e pensionit. Por fjala “Pamundësi mendore” në moshën e pensionit mbetet shumë fyese jo vetëm për specialistin e talentuar Piro Xhixho, por për krejt klasën e pensionistëve shqiptarë.
Kushdo e ka bërë atë shkresë në këtë rast duhet të kërkojë falje publike, e jo vetëm.
(Më poshtë është vendimi i Këshillit të Ministrave ku shkruan të zezë mbi të bardhë se kur del në pension se i paaftë fizikisht dhe mendërisht)