Për disa deputetë idiotë të opozitës parlamentare!
Parlament më të dobët sesa ky që kemi sot, nuk kemi patur dhe as nuk kemi për të patur! Por kaq shumë idiotë të lindur dhe të kultivuar se sa ka nga radhët e opozitës parlamentare, nuk ka patur asnjë parlament në botë e në histori, qëkur është krijuar parlamentarizmi.
Si rregull ndodh që mund të ketë tek-tuk ndonëj budalla apo idiotë në radhët e deputetëve, por jo kaq shumë sa ndodhen ndër radhët e kësaj opozite parlamentare.
Po t’i shikosh edhe nga surrati dhe nga mënyra se si flasin e çfarë flasin, nga mënyra se si shkojnë në parlament për të bërë paradë mode, apo se si rrinë te dera e pallatit të tyre për të thënë se “unë jam deputeti”, ata janë krejt debilë.
Idiotë total, pa asnjë hezitim mund të thuhet për ta!
Por aty ka dhe deputetë me dinjitet si Adriatik Alimadhi, Lefter Maliqi, e disa të tjerë. Por këta janë të paktë në raport me budallenjtë që janë me shumicë te opozita parlamentare.