Fatmir Xhafaj shigjeton kryeministrin Rama për mënyrën e të qeverisurit

Këtë të martë, ministri në ikje, Fatmir Xhafaj ka marrë pjesë në një takim të Erion Veliajt me banorët e Tiranës, ku duhet pranuar se u prit shumë mirë nga publiku në sallë, në kontrast me atë që mendohej. E mirëpriti kryebashkiaku Erion Veliaj, ku duket nga foto respekti bashkiak për Fatmir Xhafaj, një nga figurat emblematike që kanë mbetur akoma në PS, qëkur Rilindja ka marrë gjithçka.

Më poshtë një pjesë nga deklarata e Xhafajt, ku vë në dukje ndryshimin konceptual me Ramën për qeverisjen. Kushdo kupton nga politika, merret vesh se e ka patur për kryeministrin si koncept drejtimi dhe pushteti. Lexoni dhe gjykoni vetë:

“Ka njerëz që ulen në një karrige dhe janë të kënaqur se kanë kapur një karrige; ka njerëz që marrin pushtet dhe janë të lumtur që janë të pushtetshëm; ka njerëz që vijnë për të shërbyer, që kanë një mision që duan të lenë një gjurmë përmes mundësisë që u jep pushteti dhe ky është Erion Veliaj! Katër vjet më parë na është dashur të flisnim se kush është Erion Veliaj, kurse sot nuk na duhet fare të flasim sepse ai dhe ekipi i tij duhet të tregojnë çfarë punësh kanë bërë dhe janë duke bërë. Puna dhe rezultatet janë treguesi më i mirë”-tha Fatmir Xhafaj i cili u duartrokit stuhishëm në sallë nga socialistët.

Me sa duket Xhafa nuk ia ka harruar kritikat kryeministrit i cili nga Lushnja e sulmoi indirekt ministrin duke thënë se “nuk duhet të gjuani çatinë e shtëpisë tuaj, ndryshe ikni!”. Fjala ishte se ministri do të arrestonte jo vetëm grupet kriminale që kanë blerë vota për PS-në, por edhe një kryebashkiak të fuqishëm, mik personal i kryeministrit.

Prej muajsh dihej se marrëdhëniet kryeministër-ministër brendshëm ishin krisur, sepse Fatmir Xhafaj nuk e lejonte të fuste “hundët”, shefin e tij, në punët e policisë siç ishte mësuar Edi Rama në kohën e ministrit Sajmir Tahiri.

Ky sulm i Fatmir Xhafajt ishte kthim “restoje” apo çështje vije ndarje mes tyre, kjo mbetet të shikohet, tani që po duket rikthimi në PS i ish-ministrit Tahiri. Informacionet janë se Sajmir Tahiri po shkon drejt mbylljes së çështjes penale ndaj tij. Mori edhe gazetën “Zeri Popullit”, gazetë historike e së majtës, natyrisht me firmën dhe lejen e kryetarit të PS-së, Edi Rama.

Dalëngadalë në PS po rajivizohen dy vija ideologjike dhe praktikë qeverisje; ajo e Edi Ramës dhe kjo e Fatmir Xhafës.

SHKARKO APP