Petrit Vasili: Rama e nisi karrierën lakuriq dhe do përfundojë po lakuriq
Fjalori i kreut të qeverisë, Edi Rama është bërë sërish shkak për replika të forta dhe reagime nga opozita dhe qytetarët. Një ditë më parë, duke ju përgjigjur akuzave të opozitës në Kuvend, kryeministri përdori një shprehje për qytetarët që është cilësuar si fyerje. Kryeministri u shpreh se: “Kjo puna e popullit është si puna e atij muhabetit që i thua atij të shkretit ngrihu-ngrihu, por më kot se ai nuk ngrihet e rri me kokë poshtë”.
Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili e ka cilësuar të papranueshme gjuhën e kryeministrit Edi Rama dje në Kuvend, ku përdori epitete fyese për qytetarët duke i krahasuar ata me organin gjenital mashkullor. Në konferencën e dhënë për mediat, kreu i deputetëve të LSI-së tha se një gjuhë e tillë është idiotësi nga ana e një kryeministri dhe dëshmon fyerje të rëndë të qytetarëve. Vasili u shpreh se kreu i qeverisë ka nevojë edhe për analizë mjekësore, përveçse analizës politike. Duke ju referuar të shkuarës politike të Edi Ramës dhe publikimit të fotove në plazhet e nudistëve, Vasili tha se ai e nisi karrierën lakuriq dhe mesa duket do t’a përfundojë lakuriq.
“Ju e keni dëgjuar që për fat të keq ky kryeministër pacipë ka bërë një krahasim nga më të rëndët, më vulgarët në sallën e parlamentit dje duke krahasuar popullin shqiptar dhe shqiptarët deri në organin gjenital mashkullor. Ky i cili e ka nisur karrierën e tij lakuriq si duket ka vendosur ta përfundojë atë lakuriq dhe është e qartë që nga një analizë edhe mjekësore, përveç se një analize politike, ky krahasim që ka bërë me popullin i shkon vetëm një njeriu, ai ka pasur në mend veten dhe është ai i tillë dhe i barabartë me krahasimin që ka bërë”,- u shpreh Petrit Vasili.
VIDEO/DEKLARATA E PETRIT VASILIT
https://www.facebook.com/kohajone/videos/803640923158780/
Vasili ka dhënë dhe një shpjegim se përse sipas tij gjuha e kreut të qeverisë ka degraduar. “Dikush do thoshte pse e bën këtë krahasim dhe pse flet me këtë vulgariet të neveritshëm ky kryeministër. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Përgjigjen e ka dhënë Konrad Audenhauer i cili thotë: “Zoti inteligjencës i ka dhënë kufij ndërsa idiotësisë jo”. Dhe idiotësia pa kufij mund të thotë gjëra të tilla. Ndaj dhe çështja e rrugës së Kombit është psikologjia për të nënshtruar, poshtëruar, rrjepur shqiptarët deri në lekun e fundit. Dhe as më shumë as më pak, duke aplikuar taksa rruge më të larta se në vendet më të zhvilluara të Europës. Pra të njëjtën taksë që paguan një Europian që merr të ardhura 20 herë më shumë se një shqiptar, një shqiptar që merr 20 herë më pak, paguan më shumë se sa ai. Kjo është plotësisht e qartë”,- tha në konferencën për mediat Petrit Vasili.
Deklarata e kryeministri është pritur më reagime edhe nga deputetë dhe deputete të tjera të opozitës, të cilët e kanë cilësuar si një fyerje që u bëhet gjithë qytetarëve.
VIDEO/DEKLARATA E KRYEMINISTRIT, EDI RAMA DJE NË KUVEND
{“videoid”: “1128913”, “sid”:”16″}Deputetja e PD: Kryeministër, kërko falje!
Lidhur me deklaratat e kryeministrit, ka reaguar dhe deputeteja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri e cila i kërkon kreut të qeverisë të kërkojë falje ndaj qytetarëve. “Kërko falje per shprehjen denigruese me të cilen krahasove qytetarët e të drejtën e madhe që ata kanë të të largojnë në mënyrën më të shëmtuar nga karrigia, të cilën ti dhe grupi yt ” i të fortëve” e bleu me para, duke shfrytëzuar varfërinë që ti vetë ia ofrove qytetarëve të këtij vendi. I varfërove, i shkatërrove, i përzure, i përçave , e tani i tall e i shan me shprehjet më të ndyra, si asnjë kryeministër në historinë e Europës e Ballkanit”, shkruan Pampuri. “Makthi që i shkaktove qytetarëve të këtij vendi gjatë këtyre viteve, do të të kthehet në bumerang”, përfundon shënimi i deputetes demokrate në rrjetin social Facebook.
VIDEO/Deklarata e Ramës që ka shkaktuar reagime, e krahason popullin me…