Plas sherri Meta-Basha!

(Ky editorial mund të shikohet më i plotë si video ndaj kliko)

Ilir Meta ka shigjetuar sot Lulzim Bashen si pazarxhi dhe si njeriu që shiti e shkaterroi partinë demokratike dhe opoziten shqiptare.

Meta e akuzoi Bashen se ka qenë dhe që mbetet njeriu i kryeministrit Rama. Si politikani që ka punuar për interesat e tij personale familjare, si njeriu që po mban vulen në xhep dhe vetem lyen floket përditë që të duket i ri kur brenda tij është një vjetërsinë që po punon në kurriz të opozites.

I mënjehershëm ishte dhe reagimi i Lulzim Bashes duke aluduar se sado të marr malet Ilir Meta ka prapë punë me drejtesinë.

Të dy reagimet ishin te ashpra dhe me helm ndaj njeri tjetrit, por e verteta mbetet se Basha bëri pazar me Edi Ramen në vitin 2017 në kohen e çadres në sheshin para kryeministrisë, duke tradhtuar demokratët. Me pas ishte Basha që nuk hyri në zgjedhjet vendore 2019 duke ia dhuruar krejt bashkitë Edi Rames.

Ishte Lulzim Basha që dorezoi mandatet e deputetit dhe ia la fushen të lirë Edi Rames që të bënte ça të donte me parlamentin.

Ishte Basha që i dha goditjen finale PD dhe Berishës, duke ia garantuar pushtetin Edi Ramës deri në vitin 2029.

Meta tha sot për gazetarët se dihet kush është pazarxhiu, duke kujtuar djegien e mandateve apo shtyrjen e zgjedhjeve lokale, që siç u shpreh kreu i PL, “Basha nuk e regjistroi PD në KQZ sepse kështu i interesonte Ramës”.

Meta tha se “të gjithë e dinë kush është pazarxhiu, e ka në ballë”, dhe ironizoi më tej Bashën duke thënë “nuk bëhesh i ri duke lyer flokët”.

Me tej Ilir Meta theksoi “E di gjithë Shqipëria se kush është njeriu i pazareve. Kush mbahet peng për të dëmtuar opozitarizmin dhe nuk bëhesh i ri duke lyer flokët. As duke thënë se unë jam fitimtar se bëj lapsuse siç bën Presidenti i SHBA. Opozitarët kanë humbur nga pazaret e tij dhe vetëm të tij. Siç ishte pazari edhe i djegies së mandateve, siç ishte pazari edhe për zgjedhjet lokale që i ra në gjunjë presidentit për të shtyrë zgjedhjet lokale dhe që i shtyu. E vendosi vetë datën e zgjedhjeve lokale dhe nuk e regjistroi PD në KQZ siç u regjistruan partitë e tjera të opozitës.

Pse? Jo se nuk i interesonte PD, por nuk i interesonte Edi Ramës, i cili duhet tu thoshte të huajve si do hyj në zgjedhjet lokale kur prapë PD nuk është regjistruar.

Të gjithë e dinë kush është pazarxhiu, e ka në ballë. Sa i takon pastaj të vjetër të rinj, e thashë që sado të lyhen flokët nuk ka rinj aty ku shkëlqen mashtrimi”, tha Meta.

Në një postim në platformwn X, Lulzim Basha shkruan se nuk impresionohet nga deklaratat e atyre që kanë marrë malet për t’iu fshehur drejtësisë.

“Një gjë është e sigurt: nuk u ka mbaruar vetëm koha, por edhe rruga. Dhe kur të mbaron rruga, nuk ka mal që të bën derman”, u shpreh Lulzim Basha.

Kreu i PD-së akuzoi kreun e qeverisë, Edi Rama, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Ilir Metën se janë në aleancë kundër SPAK dhe Reformës Zgjedhore.

Ai theksoi se “kur politikanët e vjetër të tranzicionit të stërzgjatur shqiptar mblidhen bashkë diçka po luajnë në kurriz të shqiptarëve”, duke shtuar se nuk e kanë betejën vetëm me PD-në, por mbi të gjitha me popullin.

“Politikanët e vjetër të tranzicionit të stërzgjatur shqiptar nuk e kanë thjesht betejën me Partinë Demokratike, por, mbi të gjitha, ata e kanë me popullin shqiptar. Jo vetëm që janë në pazar me njëri-tjetrit, por dihet se kur mblidhen bashkë Rama, Berisha dhe Meta diçka po luajnë në kurriz të shqiptarëve.

Këtë radhë janë bërë bashkë në një aleancë të re kundër SPAK-ut dhe kundër Reformës Zgjedhore, sepse vetëm kështu mund të vijojnë me pazaret e vjetra të bëra në kohë të reja.

Personalisht nuk impresionohet nga deklaratat e atyre që kanë marrë malet për t’iu fshehur drejtësisë, por një gjë është e sigurt: nuk u ka mbaruar vetëm koha, por edhe rruga.

Dhe kur të mbaron rruga, nuk ka mal që të bën derman”, shkruan Basha.

Ilir Meta gaboi kur iku nga koalicioni me PS dhe Edi Ramën në vitin 2017 sepse kujtoi se kishte aleat të sigurtë Lulzim Bashën, por ky i fundit e preu në besë dhe u lidh me Edi Ramën.

Nëse Ilir Meta nuk do të ikte nga Rama, sot ai do të ishte prapë president dhe partia e tij në pushtet por edhe kryeministri Rama më i kontrolluar pasi sot ka çdo pushtet.

Ndërsa Lulzim Basha ka bërë çdo pazar në kurriz të demokratëve dhe të PD.

Ilir Meta e tha bukur sot: “se “të gjithë e dinë kush është pazarxhiu, e ka në ballë”, dhe ironizoi më tej Bashën duke thënë “nuk bëhesh i ri duke lyer flokët”.

SHKARKO APP