Platforma Spartak Ngjela:Të shkrihen gjykatat dhe Prokurori i Përgjithshëm
Më në fund avokat Spartan Ngjela propozon shkrirjen e gjykatave të të tri shkallëve, Gjykatën e Lartë, të gjitha gjykatat e Apelit, të gjitha gjykatat e Shkallës së Parë, si dhe shkarkimin e të gjithë gjyqtarëve të të të gjitha shkallëve. Propozimet e tij janë në kuadër të platforës së tij për reformën në drejtësi “ACCESS TO JUSTICE”, të cilën e prezantoi një ditë më parë në UET.
“Reforma jonë në Drejtësi duhet të jetë një ‘smasher of everything’ (rrafshues i gjithçkaje)”, u shpreh Ngjela. Sipas tij, për të ndryshuar kjo gjendje është e domosdoshme që, së pari, duhet të ndërtohet sistemi politik i pakorruptuar, i cili, me maxhorancën parlamentare, të fillojë radikalisht filtrimin e sistemit legal, e sidomos filtrimin e Pushtetit Gjyqësor. Ndryshimi drastik i ligjeve dhe reformimi i pushtetit legal do ta sjellë pa dyshim gjendjen reale ligjore të vetë sistemit legal dhe do të ndërtojë një gjykatë të pavarur që jep drejtësi. Kur të jetë arritur kjo, nuk do të ketë më rrezik që qeverisja të vijojë rrugën e vet të abuzimit dhe të korrupsionit”, u shpreh dje Ngjela.
Sa i përket organit të akuzës, Ngjela tha se nuk duhet të ketë më Prokuror të Përgjithshëm, një pushtet i centralizuar, por prokurorë në çdo qark dhe rreth të vendit dhe krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të barasvlershëm me KLD-në, i cili duhet të merret me administrimin e Prokurorisë në rang kombëtar.
Këto janë pika që do të hapin debat, pasi ende nuk dihet nëse janë të Spartak Ngjelës apo i ka diskutuar me parë me kryeministrin Rama. Nëse janë dakort Ngjela-Rama për këtë platformë pritet rrezimi i krejt sistemit të drejtësisë që është i korruptuar në thelb, edhe sipas ndërkombëtarëve.