Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 10:12 Pio Esposito shkëlqen ndaj Atalantës, talenti i Interit shkruan historinë me tripletë Në një mbrëmje të vështirë për Interin në Bergamo, ku zikaltërit u ndalën në një barazim spektakolar 4-4 ndaj Atalantës, një emër spikati mbi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Po shpopullohet Shqipëria!

Po shpopullohet Shqipëria!

Editorial
E enjte, 24 Shtator 2020 07:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Numrin më të lartë të azilkërkuesve, pas Irakut, Afganistanit dhe Sirisë e ka vendi ynë. Raporti i fundit i institucionit të statistikave të BE, Eurostat, jep të dhëna alarmante për azilkërkuesit nga Shqipëria. Që nga nisja e vitit 2019 dhe deri në muajin mars të vitit 2020 më shumë se 30 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian, pa llogoritur këtu kërkesat në SHBA e Kanada. Ndërsa shifrat e emigracionit janë shumëfish më të larta dhe në 8 vite llogaritet se shqiptarët që janë larguar janë në 500 mijë vetë.  Në masën 70 %  e atyre që ikin janë të rinj nën 30 vjeç.

Raporti i fundit institucionit të statistikave të BE, Eurostat jep të dhëna alarmante për azilkërkuesit nga Shqipëria. Që nga nisja e vitit 2019 dhe deri në muajin mars të vitit 2020 më shumë se 30 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian. Kjo shifër e rendit Shqipërinë në listën e 4 vendeve me numrin më të madh të azilkërkuesve në gjithë botën. Praktikisht vendi ynë ndodhet në një listë pas Irakut, Afganistanit dhe Sirisë. Shifra prej që jep Eurostat realisht është shumë herë më e madhe. Në të dhënat e institucioneve të BE llogariten vetëm shqiptarët që kanë aplikuar në vendet që janë pjesë e unionit. Ndërkohë po kaq të larta janë dhe shifrat në vende se SHBA, Kanada dhe shtete të tjera të botës. Kërkesat për azil çuditërisht nuk janë ndalur as pas shkurtit të vitit 2020 kur gjithë bota u përshi nga pandemia e koronavirusit. Edhe pse me shifra më të ulëta, mijëra shqiptarë kanë aplikuar për të marrë statusin e azilantit në vendet e BE. Në grupin e azilkërkuesve hyjnë ata që kërkojnë strehim në një vend tjetër për shkaqe të rrezikimit të jetës, arsye ekonomike ose përndjekje politike nga shteti dhe qeveria. Fakti që 30 mijë veta duan të ikin nga vendi për këto arsye është një shifër që denoncon hapur falimentimin e shtetit tonë. Ndërsa shifrat e emigracionit janë shumëfish më të larta dhe në 8 vite llogaritet se Shqiptarët që janë larguar mund të jenë deri në 500 mijë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ajo që bie në sy në të dhënat e BE është fakti se Shqipëria renditet në zonën e vendeve që janë në konflikt dhe në luftë të hapur. Futja në një listë me Irakun, Afganistanin dhe Sirinë, vende që kanë dekada në konflikte të armatosur është shqetësuese dhe dëshmi e dështimit të institucioneve tona. Keqqeverisja, korrupsioni dhe mungesa e zhvillimit ekonomik kanë bërë që shqiptarët të ikin nga sytë këmbët njëlloj si të ishim një vend në luftë.  Shqipëria nuk është në konflikt civil dhe as luftë me ndonjë shtet tjetër, megjithatë modeli i Rilindjes ka bërë që numri i atyre që largohen të jetë njëlloj si vendet me probleme serioze. Shumica e kërkesave për azil kanë të bëjnë me shkaqe ekonomike dhe arsye sigurie. Të dyja këto motive janë të mjaftueshme për të kuptuar se qeveria “Rama” ka dështuar në zhvillimin e rendit dhe në sigurimin e jetës së qytetarëve. Për sa kohë që buxheti përdoret për oligarkët dhe për të mbushur xhepat e zyrtarëve të korruptuar, në vend nuk do të ketë investime dhe të gjithë do të duan të ikin. Ndërkohë kanabizimi i vendit, lënia e territorit në dorë të bandave kriminale ka bërë që shumë shqiptarë të shohin si të vetmen mënyrë për të mbetur gjallë ikjen jashtë vendit. Në kërkesat për azil drejtuar në BE ka dhe një element që është shtuar vitet e fundit. Më parë azilkërkuesit deklaronin se gjykatat ishin të korruptuara dhe vendimet nuk ishin të pavarura, gjë që në shumë raste ishte e vërtetë. Ndërsa tani, në arsyet e azilit deklarohet se në Shqipëri nuk ka më gjykata dhe as vendime të institucioneve të drejtësisë. Dështimi i reformës në drejtësi është një tjetër arsye se përse shqiptarët largohen, pas keqqeverisjes dhe korrupsionit që u shkatërron të ardhmen.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Statistikat e Eurostat japin të dhëna dhe për moshën e atyre që ikin nga vendi. Në masën 70 % janë të rinj nën 30 vjeç. Largimi i të rinjve është një plagë shoqërore që tregon se keqqeverisja e Rilindjes nuk po shkatërron vetëm të tashmen, por edhe të ardhmen e vendit. Efekti i gati 8 vite qeverisje të Rilindjes ka qenë i njëjtë me atë të shpopullimit të vendit. 30 mijë azilantë në një vit dhe qindra mijëra emigrantë të tjerë që ikin nga vendi janë shumë edhe për një shtet që ka dhjetëra milionë banorë. Në Shqipërinë e mplakur me 2.8 milionë, kjo ikje masive është hemorragjia më e madhe e burimeve njerëzore.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Kjo që po bën qeverisja mbetet me shumë se kriminale, duke bërë që të ikin rinia, duke e kthyer Shqipërinë në një vend pa shpresë./Mili Xhani/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pio Esposito shkëlqen ndaj Atalantës, talenti i Interit shkruan historinë me tripletë
Para 1 minute

Pio Esposito shkëlqen ndaj Atalantës, talenti i Interit shkruan historinë me tripletë

Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin në promovimin e paqes
Para 8 minutash

Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin...

Alphadjo Cissé: Nuk kam objektiv golash, mendoj vetëm të luaj mirë
Para 12 minutash

Alphadjo Cissé: Nuk kam objektiv golash, mendoj vetëm të luaj mirë

Gjendet pa jetë një person në Fier, dyshohet se është vrarë me armë zjarri
Para 13 minutash

Gjendet pa jetë një person në Fier, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 15 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 22 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.