Presidenca kërkon të zbardhet zyrtarisht intervista e Sandër Lleshit
Burime nga presidenca tregojnë se Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka vendosur akoma për dekretin për emrin e ministrit të propozuar nga kryeministri Rama, gjeneralin Sander Lleshi. Të njëjtat burime thanë se si presidencë është kërkuar të merret zyrtarisht (DVD) intervista e gjeneral Sander Lleshit të emisioni i Blendi Fevziu në “Opinion”. Stafi po punon ta zbardh të plotë këtë intervistë dhe kur të kthehet Presidenti nga Firence, ku është në takime zyrtare, ta ketë mbi tavolinë, krahas përgjigjeve të tjera zyrtare nga SHISH, SHIU, ministria e mbrojtjes,etj.
Presidenca ka kërkuar, konform ligjit dhe Kushtetutës, informacion nga institucionet ligjzbatuese për emrin e Sander Lleshit.
Ndërkohë është lajmëruar nga portali syri.net se Presidenti do jetë i ftuar të premten në darkë të Çim Peka në emision. Me sa duket aty do jepet përgjigja nëse do ta firmosë dekretin apo do ta kthejë ku kryeministri do të detyrohet të sjellë, te presidenti, emër tjetër.
Në mazhorancë kanë filluar të lëvizin deputetët e PS, të cilët synojnë të jenë në mendjen e kryeministrit Rama, nëse Presidenti Meta nuk e dekreton emrin e Sander Lleshit.