Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Prestigjozja ‘The Economist’ numëron arsyet përse nuk do të ndryshojnë kufijtë Serbi-Kosovë

Editorial E mërkurë, 8 Shtator 2021 20:31
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në muajin gusht, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi, njoftuan në një konferencë në Alpabah, Austri, se do të shqyrtonin ndryshime të kufijve, si pjesë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, kusht për anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian. Një ndryshim kufijsh mes Kosovës e Serbisë prej kohësh hidhej poshtë nga BE’ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si vijë e kuqe që, nëse do të shkelej, rrezikonte të ringjallte konfliktin etnik, por komentet e bëra gjatë gushtit, nga zyrtarë të BE’së dhe të SHBA’së, u duk se sinjalizonin një ndryshim të qëndrimit, shkruan The Economist.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Megjithatë, revista prestigjioze britanike parashikon se një ndryshim kufijsh Kosovë-Serbi nuk do të ndodhë gjatë periudhës së viteve 2018-2022.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

The Economist “beson se një propozim i tillë do të përballej me kundërshtime të fuqishme brenda Qeverisë së Kosovës, dhe nga vendet si Gjermania dhe Britania e Madhe, dhe se do të paraqiteshin vështirësi të konsiderueshme për të arritur pajtim për specifikat e kufijve të rinj”.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Parashikimi ynë kyç është se një ndryshim kufijsh nuk do të ndodhë. Këtë e arsyetojmë në tri pika. E para, ka kundërshtim të gjerë në Kuvendin e Kosovës, si në mesin e partive në pushtet, ashtu edhe në mesin e atyre opozitare, për një hap të tillë. E dyta, do të shfaqeshin vështirësi të konsiderueshme për arritjen e një marrëveshjeje për specifikat që do të kënaqnin udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, dhe popullatat e prekura; për shembull, shumica e serbëve në Kosovë jetojnë në jug dhe në lindje, zona që nuk përfshihen në propozimin për ndryshim kufijsh. Përfundimisht, kundërshtimet e vazhdueshme nga Gjermania dhe Britania e Madhe përbëjnë një kundërpeshë ndaj mbështetjes së dukshme nga zyrtarët e BE’së, SHBA’ja dhe Rusia”, shkruan The Economist.

Propozimi për ndryshim kufijsh mund të jetë vetëm një taktikë negociuese nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, për të përgatitur BE’në dhe votuesit në vendet e tyre për një marrëveshje më modeste dhe më të arritshme Kosovë-Serbi, vlerëson revista britanike.

Për aq kohë sa anëtarësimi i Serbisë në BE mbetet i largët, The Economist ka thënë se nuk pret që Vuçiq të rekomandojë njohjen e pavarësisë së Kosovës, të cilën e kundërshtojnë shumica e serbëve.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 4 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 5 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 5 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 5 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 10 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 9 orësh

3 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 8 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 10 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.