Prokurori 40 vjeçar Adnan Xholi arrestoi Doshin dhe Frrokun. Pritet të arrestojë të tjerë
Deri më tani kemi cilësuar si “hero” prokurorin Ramadan Troci, i cili firmosi arrestimin e Fullanit dhe Shpëtim Gjikës, por ndërkohë sot mediat janë marrë edhe me prokurorin që urdhëroi arrestimin e dy deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku. Ai është 40-vjecari Adnan Xholi, që mori drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda pas transferimit të Eugen Becit, i përfolur nga Doshi si i përfshirë në “komplotin e vrasjeve”. Gazetat japin një detaj rreth Adnan Xholit, detaj që merr një tjetër interpretim nga mediet, duke parë qendrimin e SHBA-së ndaj çështjes së Tom doshit. Ai është dekoruar nga SHBA një vit më parë. Prokurori i Përgjithshëm i shtetit të Teksasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, John Bales dhe Drejtori i Përgjithshëm i Byrosë Federale të Hetimit (FBI), James B.Comey, kanë dhënë Çertifikatë Mirënjohjeje për Drejtorin e Drejtorisë së Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Adnan Xholi.
Çertifikata është dhënë nisur nga ndihmesa konkrete që iu është ofruar autoriteteve amerikane për zgjidhjen e një çështje trafikimi lëndësh narkotike dhe pastrimit parash, ku ishte i përfshirë edhe një shtetas shqiptaro-amerikan.
Çertifikata e vlerësimit u dha për zgjidhjen e një rasti, në të cilën shtetasi shqiptaro-amerikan F.Sh., i dënuar në Shqipëri për trafikim lëndësh narkotike, akuzohej edhe nga prokuroria e Teksasit për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike dhe pastrim parash. Ndoshta është thjesht një detaj, që jo domosdoshmërisht lidhet me qëndrimin e SHBA ndaj kësaj cështje.
Mesohet se ky Prokuror do te arrestoje edhe tre deputetë te tjere ne çeshtje korrupsioni , por flitet se ka ne tavoline edhe arrestimin e nje ministri.