Prokuroria të ndërhyjë në skandalin e videove, urgjent hetime
Partia Demokratike publikoi sot një video-dëshmi të Albert Veliut, personi që më parë ishte prezantuar nga selia blu si “Dëshmitari X” në audio-përgjimin e vëllait të ministrit të brendshëm. Ky është materiali i dytë denoncues, ku sipas PD, jepen prova se vëllai i ministrit të Brendshëm vijon të merret me trafik droge. Albert Veliu, 51-vjeç, pranoi se ka qenë më parë ka qenë i dënuar në Itali për trafik doge. Sipas pyetjeve që PD-ja i drejtoi Albert Veliut pranoi se e kishte futur ai në kurth Agron Xhafën, duke i kërkuar ta ndihmonte për t’u marrë me trafik droge. Arsyeja sipas tij është qejfmbetja nga vëllai i ministrit gjatë kohës që ka qenë në burg se nuk i “kishte dërguar asnjë cigare”! Hakmarrje tipike shqiptare, por e sajdisur me mjeshtri nga kundërshtarët e ministrit Fatmir Xhafaj në PS, natyrisht që PD-ja i shfrytëzon për interesa politike. Duket se dora provokuese e atyre që e kanë realizuar videon lidhet për të justifikuar audioinçizimin, i cili flitet se është i manipuluar.
Video e publikuar sot nga PD, përveç se zbardh emrin e dëshmitarit synon të faktojë dhe vlefshmërinë e audios së mëparshme, ku vëllai i Fatmir Xhafaj, sipas PD-së, vijon të merret me trafik droge. Këtu është qëllimi politik për ta përlyer ministrin Xhafaj me akuzën se vëllai i tij vazhdonte trafikun e drogës edhe kur ministër është Xhafaj. Të gjitha këto janë nën këtë shërbim politik.
Në të dyja materialet e PD ka jo pak pikëpyetje që lindin dyshime, ashtu siç ka dhe pikëpyetje për qëndrimin që po mban qeveria ndaj këtyre publikimeve. Opinionit publik po i serviren dokumente që ngrenë dyshime të forta për skandale, por përballë kemi vetëm një pjesë të së vërtetës. Sot në video doli një dëshmitar që ka qenë i dënuar për trafik kokaine dhe sado të vërteta që të thotë ai, akuza të tilla kanë nevojë për sqarime dhe verifikime. Nga ana tjetër qeveria, kryeministri dhe ministri i Brendshëm thonë se video e parë, ajo që implikon vëllanë e ministrit është e manipuluar. Sigurisht që dhe kur qeveria flet për denoncimet kundër saj duhet marrë me rezerva. Por kryeministri ka deklaruar se audio përgjimi është analizuar dhe ka rezultuar i montuar. Sipas Edi Ramës, audio-montazhi është lojë politike e opozitës. Ndërkohë që edhe vet vëllai i Xhafës (para se të nisej për Itali) e ka cilësuar si montazh dhe ka bërë padi në prokurori.
Përballë kemi PD-në dhe një ish-trafikant që dëshmon kundër vëllait të ministrit. Në këtë histori me akuza, ku ish-trafikantë rikthehen në lojë për të larë hesapet e dikurshme mes tyre është e pamundur të gjesh se kush thotë të vërtetën. Në lojë ka hyrë politika dhe të gjitha palët kanë paditë e tyre. Seria e videove dhe akuzave për manipulime mund të vazhdojë pa fund nëse çështja i lihet në dorë Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Që situata të mos komplikohet më shumë se kaq dikush duhet t’i thotë Prokurorisë së Përgjithshme që të mos shoh më “telenovela” në televizor, por të ndërhyjë urgjent. Asnjë dëshmi, përgënjeshtrim, apo denoncim nga PD, apo Qeveria nuk zbardh më asgjë, vetëm sa e mjegullon situatën. Që qytetarët të kuptojnë se çfarë po ndodh duhet që Prokuroria dhe drejtësia të ndërhyjnë, sa nuk është vonë.
Denoncime të tilla apo dhe përgënjeshtrimet, nëse gjërat janë të vërteta, janë njëlloj kërcënim për sigurinë kombëtare. Ndaj Prokurorja e Përkohshme duhet te mos humbasë më kohë në detyrën e saj. Ka jo pak pikëpyetje për këto çështje dhe lista e atyre që duhen thirrur është e gjatë. Duke nisur nga dëshmitari që foli sot, deputetet e PD që kanë bërë denoncimet, deri te vëllai i Fatmir Xhafajt nëse do të jetë nevoja. Edhe kryeministrit Rama dhe ministri Xhafaj. Deputetët e PD-së të cilët nuk pranuan të shkonin te prokuroria për të dëshmuar sipas ligjit duhen marrë me forcë. Dhe kushdo tjetër që nuk shkon në prokurori, kur ajo e kërkon.
Shqiptarët kërkojë përgjigje dhe të vërtetën e duan nga institucionet që e kanë për detyrë, jo nga selia e PD dhe as nga zyra e Edi Ramës. Ndaj me shumë se kurrë Prokuroria duhet urgjent, në mënyrë të ftohtë e profesionale të hetojë dhe të çojë para gjykatës ato ose atë që mashtron, kushdo qoftë.
Tashme po fillon te kuptohet se disa gjera i kane bere me nxitim apo me qellim PS-ja ne lidhje me Reformen ne Drejtesi. Fjala vjen prokuroria sic eshte ndare e copetuar keshtu me Kushtetute, ku sejcili prokuror eshte tani nje “kryeprokuror” ne “kooperativen” e tij, e ka bere organin e prokurorise vunerabel. Prokuroria duhej te kishte prokuror te pergjithshem qe votohej me 84 vota e kishte autoritet te centralizuar.
Por sot nuk eshte koha te flasim per kete gje, ndonese sot po del qarte se cfare i beri Prokurorise, PS-ja me gjoja Reforme.
LAJME TË TJERA PËR KËTË ARGUMENT