Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Protestat në rrethe shoqërojnë Kryeministrin

Editorial
E enjte, 12 Gusht 2021 20:09
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Në çdo qytet ku ka shkuar për “llogaridhënie”, të parët që e kanë pritur nuk janë qytetarët, por protestuesit e PD dhe LSI, të cilët e kanë detyruar të largohet nën masa të rrepta policore.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

-Në vend të takimeve me lule nga militantët e tij, kreu i qeverisë po pritet me parulla dhe pankarta nga protestuesit, të cilat tregojnë problemet reale që ka vendi me drogën, keqqeverisjen dhe korrupsionin.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Fundjava është ideuar nga kryeministri Edi Rama si “dita e llogaridhënies për qeverisjen” në qytete të ndryshme të vendit. Por më shumë se dhënie llogarie, e shtuna dhe e diela po mbahen mend si ditët e protestave të opozitës. Edhe dje, takimet e Edi Ramës nuk kanë ndryshuar nga ato të tre javëve të fundit. Në çdo qytet ku kreu i qeverisë ka shkuar për vizitë, të parët që e kanë pritur nuk ishin qytetarët, por protestuesit e PD dhe LSI. Pa dashje Edi Rama po mban flakën e kundërshtimit ndaj qeverisë së tij, e cila po rritet nga pak e përditë.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Protesta e parë ishte rezervuar për kreun e qeverisë në qytetin e Lushnjes. Qindra të rinj të Forumit Rinor të PD dhe Lëvizjes Rinore për Integrim të LSI kanë dalë me parulla e pankarta në duar për të kërkuar largimin e qeverisë dhe ministrave të korruptuar.  Të rinjtë kanë hedhur parrulla: “Qeveri mafioze”, “Qeveria e drogës”, “Rama hajdut”. Nuk kanë munguar dhe incidentet me policinë. Forcat e rendit kanë tentuar të bllokojnë protestuesit si dhe i kanë kontrolluar ata disa here, duke krijuar incidente dhe përplasje aqsa mbrëmë u detyrua të dalë edhe kryetari i PD-së Basha për të denoncuar dhunën e policisë.

Pas tubimit në Lushnjë, demokratët dhe LSI, kanë ndjekur Edi Ramën edhe në qytetin  e Fierit, ku kreu i qeverisë do të merrte pjesë në panairin e punësimit. Në shëtitoren kryesore të Fierit, numri i protestuesve që kishte dalë kundër Edi Ramës ishte më i madh se në çdo qytet tjetër. Më shumë se 3 mijë  opozitarë të PD dhe LSI kanë zhvilluar për disa orë një tubim që pati mjaft incidente me policinë. Forcat e rendit kanë tentuar të bllokonin afrimin e protestuesve afër godinës ku qeveria zhvillonte aktivitetin. Sipas PD, e cila shpërndahu dhe disa pamje filmike, shefi i policisë së Fierit ka kërcënuar protestuesit si dhe u ka marrë me dhunë parullat ku shahej Edi Rama dhe qeveria. Deputetët e PD në Fier e cilësuan këtë akt si një shkelje flagrante të ligjit nga ana e policisë. Sipas deputetëve të PD dhe LSI policia nuk mund t’u heq qytetarëve të drejtën për të protestuar apo të gris parullat e një proteste.

Veç ndërhyrjes së policisë, ajo që acaroi edhe më shumë opozitarët e Fierit ishte provokimi i kryeministrit Edi Rama. Teksa po largohej nga aktiviteti, nën masa të larta sigurie, Rama është drejtuar nga protestuesit që po mbaheshin me zor nga policia duke ngritur lart dy gishtat, simbolin e PD. Ky gjest që u përdor nga Rama edhe gjatë fushatës së fundit elektorale, ka shkaktuar reagimin e protestuesve duke shpërthyer në sharje dhe ofendime ndaj kreut të qeverisë. Pas këtij momenti janë shënuar incidentet me policinë. Pavarësisht kësaj, Edi Rama u largua i qetë duke vijuar me pas me replikat dhe sherrin e zakonshëm që zhvillon në Facebook me komentuesit.

Edhe pse kryeministri dhe qeveria është munduar t’i anashkalojë protestat që e ndjekin pas në çdo qytet, fakti është se ato po kthehen në një problem serioz pasi mund të ketë protesta të dhunshme dhe që nuk iu dihet fundi. Edi Rama i ka ideuar takimet si një reklamë dhe propagandë për qeverinë. Por strategjia e opozitës dhe kryesisht e të rinjve të FRPD dhe LRI ka rrëzuar gjithë propagandën e PS dhe Qeverisë. Në vend të takimeve me lule nga militantët, Rama po pritet me parulla dhe pankarta që tregojnë problemet që ka vendi me drogën, keqqeverisjen dhe korrupsionin. Në daljet e tij për “llogaridhënie” Edi Rama po përballet me realitetin dhe jo ato çfarë i raportojnë servilët për sukseset e qeverisë. Situata politike dhe ekonomike nuk është më ajo që thuhej para një viti. Tashmë realiteti po tregon se është rritur në mënyrë të frikshme revolta dhe numri i të pakënaqurve me qeverinë dhe kryeministrin Rama.

“Llogaridhëniet” e qeverisë në rrethe po e bëjnë dhe me të qartë se sa revoltë në rritje ka kundrejt mazhorancës, e cila ka krejt “tepsinë” dhe po zhytet në llumin e pisllëkut të korrupsionit dhe drogës/ Q.Xhani/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 9 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 9 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.