PS-ja e Ramës dhe PS-ja e Saimir Tahirit në Tiranë

Saimir Tahiri, ndonëse ndodhet nën akuzë të fortë penale, publike dhe politike, prapë nuk heq dorë nga PS-ja. Edi Rama e ka përjashtuar nga të gjitha funksionet në PS, Saimir Tahirin, bile edhe nga grupi parlamentar, duke e shpallur deputet të lirë. Në asnjë aktivitet nuk lejohet të jetë Saimir Tahiri që lidhet me PS-në apo FRESSH, sepse akuzat kalojnë mbi forcën politike. Kjo derisa të shpallet i pafajshëm nga drejtësia. Nëse dënohet jeta e tij politike me PS-në ka marrë fund. Por Saimir Tahiri nuk dorëzohet, nuk don t’ia dijë për Erion Veliaj dhe as për Edi Ramën. Ndonëse nuk ishte ne festën që bëri PS e Tiranës, Tahiri është fotografuar në një darkë festive me kryetarët e FRESSH. Pranë Tahirit qëndron ulur Artur Micko, kryetar i FRESSH në kryeqytet. Dhe e kanë shpërndarë foton që të marrë dhenë fotoja si për t’ju thënë se ” rininë në PS e kam unë, Saimir Tahiri”. Në këtë drejtim Tahiri mbetet lojtar i rrezikshëm politik. Edhe me “plagë” në trupin politik, prapë vetëm ecën në livadhet e PS-së.

Tahiri është larguar nga funksionet e tij në Partinë Socialiste, qysh pasi shpërtheu skandali me përgjimet e Habilajve ku përmendej edhe emri i tij. Eshtë nën hetim, por duket sikur po e kalon lumin e parë me not, pasi pasaportën ia kthyen, hetimet kanë heshtur, kryeprokurorja e re ka filluar punën.

Ndërkohë që kjo darkë e tij me krerët e FRESSH duket si një festim për rikthimin e pasaportës së bllokuar dhe një lloj kundërpërgjigje për faktin se nuk ishte në festën e PS Tiranë, edhe pse deri para kohësh ishte kryetar i kësaj partie në kryeqytet.

Sfida duket hapur sidomos ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, por edhe ndaj kryeministrit dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama. Dihet se Tahiri aspironte dhe akoma synon marrjen e kreut të PS në çdo moment që Edi Rama largohet me dëshirë apo shkarkohet nga Kongresi. Në lojë dukshëm, fort dhe besueshëm është edhe Erion Veliaj. Por Tahiri po rikthehet në PS, jo nga dera, por nga dritaret e FRESSH.

Në foto: Erion Veliaj me PS e Tiranës (dhjetor 2017)

Në foto: Saimir Tahiri dhe krejt drejtuesit e FRESSH këtë fundviti 2017

SHKARKO APP