PS-LSI miratojnë draftin “Donald Lu”

Dje mori udhë drafti amerikan për në Parlament. Qeveria miratoi me ministrat e PS-së dhe LSI-së, siç donin amerikanët dhe BE-ja, projektligjin “Për Byronë Kombëtare të Hetimit”. Dhe janë gati ta kalojnë në sallën e Parlamentit për ta votuar. Duhen edhe votat e opozitës që drafti të kalojë e të marrë fuqi ligjore dhe kushtetuese. Sali Berisha, ish-Kryeministër dhe një njeri që e mban fjalën e dhënë, ka mundësinë të bindë deputetët e PD-së që ta votojnë dhe më pas fillon punë Byroja Kombëtare e Hetimit. Edi Rama dhe Ilir Meta dje janë takuar bashkërisht paradite dhe më pas ka ardhur mbledhja e qeverisë, e cila kaloi draftin amerikan të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Më në fund duket se shqetësimi amerikan dhe i BE-së u largua, pasi tashmë Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) do të  jetë në veprim në muajt e ardhshëm. SHBA-të kanë deklaruar se do t’i specializojnë hetuesit e BKH-së, të cilët do të jenë me kulturë amerikane hetimi e më pas prangat do të kërcasin mbi çdo zyrtar të lartë që ka shkelur e shkel ligjin. Ambasadori amerikan Donald Lu do të mbahet në memorien e shqiptarëve si Njeriu që shkatërroi mafien në Parlament dhe si diplomati që punoi për të përmbysur drejtësinë e korruptuar. Kurajoja dhe vendosmëria e zotit Lu është e një diplomati karizmatik dhe të vendosur për të ndryshuar nga pak e përditë tablonë e politikës shqiptare, e cila do të jetë më e përgjegjshme dhe ligjore.

Por drafti ka kaluar pragun e qeverisë dhe të kryesisë së Parlamentit dhe ka shkuar në tavolinat e deputetëve për t’u diskutuar e miratuar. Tashmë mbetet që vetëm PD-ja të mbajë premtimin e thënë publikisht, ta miratojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani topi duket se ka mbetur në fushën e Lulzim Bashës, i cili për hir të vërtetës është i pari që e do këtë draft amerikan, por ka skalione ish-ministrash të PD-së, të cilët frikësohen nga kalimi i këtij drafti për BKT se mund të arrestohen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lulzim Basha ndodhet para amerikanëve dhe premtimit si lider opozite që nesër do të jetë edhe Kryeministër, nëse fiton zgjedhjet. Ndaj nëse e kalon draftin siç duan amerikanët dhe siç duhet për popullin shqiptar Lulzim Basha do të jetë politikani që theu tabutë e selisë blu, e cila voton draftin e mazhorancës, kur  drafti është ligjor dhe korrekt, ku natyrisht janë amerikanët pas draftit.

Nëse drafti kalon në Parlament siç e sollën amerikanët atëherë mund të thuhet se edhe drafti për drejtësinë, që po endet nëpër zyra, do të miratohet bashkërisht PS-LSI-PD.

Nëse PD-ja nuk e voton draftin e BKH, atëherë do të jetë sinjal që edhe drafti për drejtësinë nuk do të kalojë.

Donald Lu këtu është dhe shënon! Pas tij është Departamenti Amerikan i Shtetit, është vetë John Kerry që po vjen të dielën në Tiranë. Dhe me Atë nuk bëhet shaka! Ai vjen nga Shteti më i madh i Botës, nga aleati më strategjik i Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?