PS, të lëvizë ! LSI foli dhe vendosi
Kush do të kuptojë nga realpolitika duhet të jetë i qartë se Ilir Meta dje doli me qëllim me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj në një inagurim në Zall Herr. Nuk shkoi për të parë vetëm rrugën e shtruar, por nga atje me Erionin, njeriun më besnik e korrekt të Edi Ramës, kreu i LSI shtroi udhën e gjatë edhe katër vitë të tjera me PS-në. E theksoi, jo pa paralajmërim, që sido të vënë punët në kupolë mes PS dhe LSI, bashkëpunimi me njeriun e punës në bashki dhe kandidatin numër një për të marrë kreun e PS-së, do të jetë bashkëpunues dhe shembull. Ilir Meta nga rruga e Zall Herrit me Erion Veliajn u tha gjithë kundërshtarëve të LSI, në PS, se do jemi bashkë, por gjithnjë nëse PS-ja ka mendimin dhe sensin e bashkëpunimit siç e ka Erion Veliaj. Deklaratën Ilir Meta e bëri kastile krah për krah me kryebashkiakun e suksesshëm Erion Veliaj dhe pak para vendimit të komitetit të përgjithshëm drejtues të LSI. Pasi lëshoi sinjalet se si e do bashkëpunimin LSI-ja me PS-në, pra me njërëzit e punës dhe të konsensusit, Ilir Meta foli në mbledhin e komitetit drejtues të LSI. Foli pasi sulmoi Luan Rama, i cili në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar dhe nënkryetarit të LSI e mbajti tonin e zërit më të lartë se zakonisht dhe gjuajti më të gjitha bateritë e togës së zjarrit kundrejt atyre që në PS nuk duan dialog më opozitën si dhe nuk lëshojnë asnjë metër “litar” në raport me PD. Nuk vonoi dhe Ilir Meta foli me qetësi e maturi, por pa shumë dashuri, sepse siç tha vetë me humor, sepse ajo (dashuria) vjen me vonë, pra nëse arrihet futja e opozitës në zgjedhje. Ai ishte krejt i qetë, argumentues dhe foli siç e komentoi pak me vonë Top Channel, si President Republike, ndonëse me statustin momental si kryeparlamentar dhe kryetar i LSI.
Ilir Meta e sqaroi përfundimisht, kush ka dëshirë ta kuptojë, se LSI do jetë në koalicion me PS-në, sepse siç i mëshoi faktit kreu i LSI, edhe në 2013 ishim në kushte më të vështira dhe fituam me Ramën, ndërsa tani (2017) fitojmë me lehtë bashkë me PS-në kundrejt opozitës. Dhe shtoi faktin se tani kemi edhe PDIU e Shpëtim Idrizit. Pra jemi të blinduar në fitore të madhe, ishte mesazhi. Pasi përmendi këto dhe disa gjëra të tjera, të cilat e mbyllën koalicionin, të cilit i mbetet formalisht vetëm firma, Ilir Meta theksoi diçka që duhet të vërë në mendime liderin e PS-së. Ai me xhentilesë dhe argument politik përmendi kohën kur në vitin 2002 dha dorëheqjen si kryeministër përballë akuzave dhe dëshirës së Fatos Nanos për tu bërë president, ndonëse Meta kishte fituar vetë zgjedhjet si kryeministër në vitin 2001. E sqaroi këtë fakt personal paksa gjatë për ti thënë indirekt Edi Ramës që LSI nuk kërkon largimin e tij nga kryeministër dhe krijimin e qeverisë teknike, por është opozita. Dhe pa opozitën nuk mundet të ketë zgjedhje dhe as qetësi. Ilir Meta e ripërsëriti faktin e tij të vitit 2002 kur vendosi të jap dorëheqjen nga kryeministër vetëm që vendi të mos shkonte në rrëmujë nga dëshirat e Fatos Nanos për tu bërë President Republike. Ndonëse pas dorëheqjes as President nuk u bë dot Nano, sepse opozita vendosi kushte. Dhe ashtu u bë. U dëgjua zëri i opozitës, që për fatin e keq është prapë në vitin 2017 po e njëjta opozitë e cila vendos kushte dhe kërkon garanci.
Ilir Meta lëshoi mesazhin ndaj opozitës që në bisedime politikanët lëshojnë , pasi ndryshe nuk ka kompromis. Ishte mesazh për Lulzim Bashën që të ulet në tryezë dhe nga tryeza mund të bihet dakort që plotësohen shqetsimet e opozitës edhe pa ikur kryeministri. Ashtu sikurse la të kuptohej se kryeministri Rama edhe mund të dorëhiqej, pasi e shumta 70 ditë janë këto, sepse siç e nisi që në fillim deklaratën, Ilir Meta theksoi fort se kur fituam në vitin 2013 që e kishim më vështirë, tani në vitin 2017 e kemi të sigurtë fitoren. Bile shtoi edhe PDIU si faktor plus garancie.
E ç’janë 70 ditë për Edi Ramën jo si kryeministër! Edhe pushon paksa dhe bën fushatë me të qetë përballë PD-së me 18 qershor. Dhe e merr prapë zyrën e kryeministrit pas 18 qershorit. Por kjo don zemër Burri Shteti!
Pra LSI dje firmosi koalicionin me PS-në. Por vulën nuk e vëndosi. Pret që kryeministri të fusë në zgjedhje opozitën.
Tani Rama është i qetë me LSI-në.
Spiten Prulli