Pse duhet që PS-ja dhe Rama të ulin kokën?

PS dhe kryeministri Rama po bërtasin përditë se “fituam” dhe se BE po na mbështet.

E vërteta mbetet ndryshe: BE nuk hapi negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë për shkakun se jo vetëm nuk janë gati të dyja vendet, por duhet pranuar edhe për arsyen e vetme se kanë probleme mes vetes si Union.

Kryeministri do të bënte mirë dhe do të mirëkuptohej nëse nuk do te ishte kaq arrogant. Bile duke bërë festë sikur negociatat u firmosën! Edi Rama duhet të dilte para popullit, i përulur, i besueshëm, falenderues për të tijtë dhe opozitën, përshëndetës dhe kushtetues duke falenderuar Presidentin e Republikës për gjithë atë punë titanike që bëri duke levizur në të mirë të negociatave. Kryeministri duhej të ishte njerëzor dhe asnjëri nuk e “vriste” se nuk i mori sivjet negociatat.

Por të ishte mirëkuptues, jo arrogant dhe të kërkonte gjuhë mirëkuptimi me opozitën.

Kur manifeston tangërllëk apo arrogancë, kur je i “dhjerë”, kjo nuk shkon aspak. Ndaj ulja, bashkëbisedimi shtruar dhe njerëzisht se si mund te dilet nga kjo situatë, kjo bind.

Negociatat nuk u dhanë edhe nga sherri mes vendeve të BE. Ndonëse ka kushte publike të kërkuara dhe të deklaruara, por për të qenë korrekt me historinë duhet pranuar se edhe kur SHBA na pranoi në NATO, nuk mund të themi apo genjejmë veten se qeveria Berisha plotësoi kushtet për një akt të tillë historik dhe politik. Ishte interesi amerikan që na bëri “korrekt” me negociatat për në NATO. Po të ishte për kushtet që duhej të plotësonte Shqipëria as në vitin 2050 nuk do të ishim në NATO. Por ishte interesi i vendeve të NATO-s. Dhe e morëm!

Në rastin e tanishëm, për fatin e keq të Shqipërisë, as BE nuk donte e nuk ishte gati. Ndaj e gjetën “kushtin”! Por duhet që Kryeministri të jetë i besueshëm dhe të mos na marrë për budallenjë se na i dhanë negociatat! Asgjë nuk dhanë, dhe duket se as vitin tjetër nuk kemi për të marrë gjë në një BE e cila do jetë më antizgjerim.

Nuk është krejt faji i Edi Ramës, realisht. Siç nuk ishte merita e Berishës kur na pranuan në NATO.

Por duhet përulësi dhe njerëzillëk edhe si kryeministër.

S.P.

SHKARKO APP