Pse e përmendi Presidenti amerikan Trump, kryeministrin Rama në Samitin e NATO-s
Disa media në Tiranë i referohen një artikulli të “Der Spiegel” si dhe postimit të ministres së Mbrojtes Olta Xhaçka postuar në profilin e saj në facebook se Presidenti Amerikan Donald Trump ka përshendetuar në darkën e Samitit, pikërisht kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ministrja Xhaçka shkruan në ligjeratë të drejtë se ”Në seancën e sotme plenare të Samitit të NATO, Presidenti Trump përshëndeti posaçërisht Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e tij në darkën e mbrëmshme të liderëve të Aleancës”.
Duke e marrë me rezervë ministren Xhaçka, jo për integritetin e saj, pasi ajo mbetet minister e mirë, por nisur nga dëshira për ta nxjerrë sa më mirë kryeministrin e saj para publikut ajo ka sajuar, ndaj u detyruam të shfletojmë gjermanen “Der Spiegel”. Dhe del siç shkruan ministrja. Presidenti Trump e ka përshendetur kryeministrin Rama në Samit, referuar thënies së Edi Ramës se çdo hapësirë boshe e lenë nga Perendimi në Ballkan është një hapësirë që shfrytëzohet nga Rusia. Dhe më pas mësohet se Trump ka theksuar se i vetmi që më kupton këtu është kryeministri shqiptar.
Në fakt kryeministri shqiptar nuk ka thënë ndonjë të madhe, pasi atë e di çdo njeri që kupton sadopak nga politika. Kjo ka shkaktuar jo pak habi në Samitin e NATO-s. Kancelarja Merkel ka fërkuar kokën, Presidenti francez Macron është tronditur, kryeministrja britanikë May është turbulluar. I vetmi që ka fërkuar duart ka qenë presidenti turk Erdogan.
Tani lindin disa pyetje.
Pse e ka lavdëruar Presidenti Trump, Edi Ramën, ndërkohë që ka qenë pikërisht kryeministri shqiptar që e ka sulmuar në fushatën elektorale në CNN dhe në BBC? Dhe ka qenë shkatërrues e denigrues ndaj Donald Trump.
Ka memorie të dobët Trump apo luhen interesa më të mëdha rajonale dhe ekonomike? A lidhet me vizitat e befta dhe urgjente të ministrit Damian Gjiknuri të homologu i tij amerikan i Energjisë apo Ditmir Bushati ka plotësuar ndonjë projekt amerikan për më shumë muxhahedinë në Tiranë? Apo kryeministri me anë të kanalëve të fshehta e ka hapur “tunelin” për në Shtëpinë e Bardhë? Apo mëqënëse presidenti amerikan do të takonte presidentin rus Putin në Finlandë dhe duke ditur nga kanalet sekrete se kryeministri shqiptar po lëviz për një vizitë në vjeshtë në Moskë, e ka lavdëruar për “vizionin e tij analitik ndaj NATO-s”?
Që Presidenti amerikan Trump nuk harron, këtë e di çdo amerikan. Ndaj është Lider botëror dhe ka rritur ekonominë amerikane, prandaj ka ulur papunësinë në SHBA. Ndaj ka reputacion në rritje në publikun amerikan.
Ai nuk harron. Trump i përmbahet sloganit “Amerika e para!”. Edhe për Edi Ramën nuk ka harruar se çfarë i ka bërë në CNN, tamam në televizionin lider botëror në media. CNN është krejt kundër Donald Trump.
Nuk harron Trump.
Por çfarë e ka bërë që ta lavdërojë hapur Edi Ramën, kjo do kohë të dalë në skenë se çfarë loje apo pazari rajonal po luhet.
Ndaj kryeministri Rama vdes që lajmi të përhapet se Presidenti Trump e përmendi me emër, Edi Ramën. Whatsappi i Endri Fugës nuk pushon…
S.P.