Pse iku Fatmir Xhafaj, kur po fillonte arrestimet VIP?

Sherri në kupolën qeverisëse arrin kulmin. Ministri Fatmir Xhafaj jep dorëheqjen në mënyrë të papritur, mu në kulmin e tij të punës, fill pas arrestimëve që tronditën politikën dhe sidomos mazhorancën. Publikimi i SMS-ve dhe telefonatave të kryebashkiakut të Durrësit rrezikon seriozisht qeverinë. Shefi i qeverisë ka kërkuar hetim se nga dolën këto transkriptime nga dosja e prokurorisë për Vangjush Dakon. Dhe filloi sherri në qeveri. Sot në mëngjes kryeministri publikon dorëheqjen e ministrit problematik, edhe ndaj tij, dhe emëron këshilltarin e tij të sigurisë.

Edi Rama ka shkruar në Twitter se Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen dhe ai e ka pranuar këtë mënjëherë. Kryeministri ka nxituar ta bëjë sa më shpejt publike ikjen e ministrit. Mënjëherë ka nxituar edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, që ta mbështesë largimin e ministrit prej Ramës.

Statusi i Edi Ramës në Twitter: “Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar. Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Traseja është e shtruar. Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse.

Pikëpyetje të mëdha shtrohen para publikut në lidhje me këtë dorëheqje të papritur të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.

E para, lajmin e dorëheqjes nuk e dha vetë i zoti i dorëheqjes Fatmir Xhafa, por pikërisht kryeministri Rama. Kjo tregon se nuk është një dorëheqje normale, por e diktuar pas një sherri në nivel të lartë, ku duket se mezi e ka pritur Edi Rama, sepse e ka dhënë lajmin shumë herët këtë të shtunë, dhe po herët në mëngjez ka nxjerrë krejt protokollin e Kryeministrisë për të propozuar emrin e ri për ministër që është këshilltari i tij për Sigurinë. Fare mirë mund pritej të zgjohej populli, këtë të shtunë, dhe të jepej lajmi i dorëheqjes nga vetë ministri Xhafaj. Ndonëse më vonë, kur kryeministri e kishte shpërndarë, Fatmir Xhafaj vendosi, pas provave regjizoriale, të dilte buzagaz te dera e ministrisë.

Edhe buzagazi detyrohet!

Por nxitimi për ta bërë fakt të kryer, në mëngjes herët, pas një sherri gjithë natën mes kryeministrit dhe ministrit, tregon se diçka e madhe ka prekur interesat e Ramës. Të jetë dosja “Dako” apo arrestimet e fundit të ish-deputetit Arben Ndoka, ku burimet afër kryeministrit tregonin këto ditë, që numri një i qeverisë është tërbuar? Të jetë hetimi që po bëjnë gjermanët për dosjen Xibraka? FBI dhe drejtori i përgjithshëm i policisë gjermane ishin mbështetës të ministrit Xhafaj për luftën ndaj bandave të krimit të organizuar, ndaj pse iku ministri pa dhënë asnjë shpjegim, mu në ditët kur po përgatitej nga policia e shtetit arrestimi i dy grupëve shumë të rrezikshme që kanë suport mazhoritar? Diçka e madhe e ka detyruar ministrin. Dosja e të vëllait? Jo, jo! Kur nuk iku ditët e para, nuk kishte pse ikte për këtë dosje. Atëhere kush e detyroi ministrin të gdhihet ish-ministër?

Janë shumë dilema, por ministri Xhafaj ishte tamam në kulmin e tij të punës dhe në rritje të kuotave publike pas arrestimeve të fundit.

Pra diçka me këto arrestime duhet të jetë që nuk i ka pëlqyer kryeministrit. Bile për ta bërë më intriguese skenarin e detyrimit të ministrit Xhafa, dje u lajmërua nga burime kryeministrore “se do të dalë nesër (sot) ish-ministri Sajmir Tahiri në konferencë shtypi, ndaj jepeni si lajm”. Po çfarë do të thotë ish-ministri për ministrin, tashmë ish-ministër? Veç Tahirit në skenë u hodhën me shumicë variante që synojnë edhe goditjen morale të ish-ministrit Xhafaj. Skenarë që media publikohen pa asnjë verifikim dhe që duke goditur moralisht Xhafajn largojnë vëmendjen nga e vërteta. Në Shqipëri janë shkakruar gjithmonë ministra të Brendshëm, por shumë pak herë janë larguar në mes të një operaconi. Këto ditë Xhafaj kishte nisur goditjen në Durrës, ku veç bandave përgjimet kapën dhe një zyrtar të lartë të Kryesisë së PS, kryebashkiakun e Durrësit.

Për këtë skandal Qeveria “Rama” nuk u shtetësua për atë që faktonin përgjimet, pra blerjen e votave dhe lidhjet me krimin, por për faktin se përse dokumentet rrodhën në media. Kaq mjafton për të kuptuar shumë nga zhvillimet që ndodhën ditët e fundit. Aksioni i fundit i Xhafaj goditi lidhje të forta të shtetit me krimin ndaj dhe reagimi ishte me presion të fortë për dorëheqje dhe shkarkim. Me shumë se historitë me shantazhe që qarkullojnë në media, arsyet e shkarkimit duhen kërkuar të aksionet e fundit.

Largimi i një ministri në mes të operaconeve më të rëndësishme, ku bënin pjesë dhe SHBA dhe Gjermania është një lajm i keq për shtetin. Qytetarëve nuk u intereson se si shkojnë marrëdhëniet mes Ramës dhe ministrave në PS, por si goditet krimi dhe zbatohet ligji. Fakti që një ministër shkoi më larg se kushdo në goditjen e bandave dhe largohet pak orë pas arrestimeve që kreu dhe arrestimeve të pritshme, tregon se qeveria “Rama” ishte e frikësuar se deri ku do të shkonte Ministri.

Xhafaj nuk iku në kulmin e skandalit dhe luftës për të vëllain (kur mund të largohej), por iku në kulmin e arrestimeve të mëdha që ai po bënte bashkë me prokurorinë, siç ishin arrestimet e fundit.

Pse iku Fatmir Xhafaj në pikë të mëngjezit këtë të shtunë datë 27 tetor 2018? Përgjigja ndodhet te arrestimet e fundit në Durrës dhe te momenti kur po ekzekutoheshin arrestet e bandës së Xibrakës bashkë me palën gjermane. Natyrisht edhe nga konferenca e paralajmëruar, nga burime kryeministrore, e ish-ministrit Sajmir Tahiri.

Shumë materiale paska ky Sajmir Tahiri! Ndaj edhe kryeministri Rama e ka frikë, Tahirin.

Në foto: Gjeneral Sander Lleshi, i propozuar për ministër i brendshëm
Image

Lajme të tjera për këtë argument:

SHKARKO APP