Pse Jozefina nuk foli në protestë?

 

Jozefina Topalli është një ikonë e demokratëve, natyrisht pas Berishës. Qendrestare dhe e dorës së fortë , siç kanë qejf në selinë blu ta quajnë “gruan e hekurt” të PD. Në një sondazh që bëri parmbrëmë në emisionin e tij në TV Klan Blendi Fevziu se për cilët emra do të votonit, përjashtuar Berishën dhe Bashën, të cilët nuk ishin futur në sondazh, ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli mori 52.6 të votave ose 23594 vota online tek portali i Opinion.al. Pra duket se zonja Topalli ka shtuar kuotat brenda rradhëve të demokratëve çka e bën atë konkurenten kryesore në selinë blu, direkt pas Berishës.

Por ka një fakt të rëndësishëm që ka kaluar, për arësye të zyrës së së PD-së, pa rënë në sy. Pse Jozefina Topalli nuk foli në mitingun e ditës së martë ku folën të gjithë drejtuesit e PD-së? Ajo nuk ishte as në miting. Burimet sqarojnë se ka qenë në Gjermani. As Sali Berisha nuk foli. Pritej nga të gjithë të fliste,porse nuk iu afrua tribunës.Natyrisht që kryetar zyrtar i selisë blu është Lulzim Basha, që duhet pranuar se ka ngritje të peshës së tij tek demokratët, ndonëse pati probleme përsëri me zërin. Demokratët janë nga ai soji demonstruesish që duan karizëm, duan volum zëri. Ishte Berisha, por ai nuk doli. Pse-të pse nuk u ngjit në tribunë janë të shumta, pavarësisht se ishte dita të dilte e të fliste. Që të besosh se Berisha respekton hierarkinë nuk e beson asnjeri, pasi hierarkitë janë vendosur prej tij. Nuk ka konkurencë me Saliun. Njërëzit afër tij thonë se e kishte përgatitur fjalimin e do të fliste pas Bashës, natyrisht me një gjest europian të Lulit që do të thoshte se “Tani do t'ia jap fjalën liderit shpirtëror e historik të PD-së”. Kjo ishte në skenarin e ditës së hënë. Diçka ndodhur , të cilën e di vetëm Jozefina Topalli e cila sajoi udhëtimin në Gjermani vetëm që të mos dëgjonte Lulzim Bashën. Ajo është nënkryetarja e PD-së, me jetëgjatësinë me të madhe si numri dy në selinë blu, pasi Saliu e kishte  zakon që i paloste të tjerët që bënin “garipin” në PD. Dihet se si ka palosur Eduard Selamin, Tritan Shehun e një numër ishash të tjerë në atë seli. Vetëm Topalli ka qëndruar derisa Saliu ia dorëzoi Bashës selinë.

Jozefina mësohet, nga burime të brendshme, që kanë thënë para drejtuesve të PD-së se “duhet patjetër të flasë Doktori se vetëm ky  i ndez demokratët”. Dhe duket e ka marrë vesh se Berisha nuk do të flasë dhe ka ikur jashtë shtetit. Vetëm që të mos dëgjojë Lulzim Bashën. Nëse fliste Sali Berisha ajo do të ishte e rradhës së parë në përplasje me policinë e këdo tjetër.Dihet respekti i Jozit për Berishën.

Dhe si për dreq, përveç Jozefina Topallit , nuk ishte në miting as ish-kryetari i PD-së deputeti Eduard Selami. Ai pati kritikuar para disa ditëve në “Zëri i Amerikës” se Lulzim Basha nuk  frymëzon demokratët dhe siç duket i kanë thënë se “mos u duk më këtu nga PD-ja” .

Gjithsesi mungesa e të dyve nuk ia zbehu fuqinë dhe forcën protestës së ditës së martë. Por nëse fliste Berisha, Topalli e Selami mitingu do të kishte kuota më të larta dhe asfiksuese për qeverinë Rama. Kjo duket se nuk do të ndodhë as në mitingjet e tjera, ndaj Edi Rama shtrëngoi duart me Eduard Selamin në darkën e ditës së protestës.

A.     Prulli

SHKARKO APP