Pse ka frikë PS nga arrestimet e mundshme të deputetëve dhe ministrave?
Mazhoranca ka ndryshuar Rregulloren e Parlamentit në fshehtësi, duke krijuar disa masa mbrojtëse ndaj kërkesave për arrestime nga prokuroria për deputetët e PS dhe ministrave. Sipas parimit rilindas se kur ke shkelur ligjin, më mirë të krijosh mur mbrojtës ligjor. Ata e kanë hequr arrestimin e deputetit kur e kërkon prokuroria. Gjoja në emër të mos prishjes së stabilitetit të vendit, pasi sipas PS-së, pala tjetër mund të synojë “komplot” ndaj disa deputetëve. Po çfarë komploti ka nëse iks deputet apo ypsilon ministër ka shkelur ligjin dhe ka vjedhur? Për shkelësit e ligjit ka vetëm një zgjidhje:arrest.
Kodi i Sjelljes së Kuvendit mbi imunitetet thotë:
Kufizimi i imunitetit
1. Deputeti nuk duhet të përfitojë nga imuniteti i tij për të penguar veprimet e drejtësisëpër të kërkuar arrestin, heqjen e lirisë në çfarëdolloj forme, ose ushtrimin e kontrollit personala të banesës për kryerjen e një krimi të rëndë, përfshirë korrupsionin dhe shpërdorimin edetyrës.

Komentari (PS) mbi Kodin e Sjelljes së Kuvendit mbi imunitetet thotë:
“Ky mekanizëm procedural është mbrojtje e veçantë ligjore, kur ndaj tyre kërkohet masa e arrestit, heqja e lirisë në çfarëdolloj forme, ose ushtrimi i kontrollit personal të banesës nga organi i akuzës dhe që shërben si filtër i verifikimit, nëse kërkesa synon presionin, destabilizimin, ose cenimin e pavarësisë së institucionit.
Dispozitat procedurale, që parashikojnë rregullat dhe mënyrën e shqyrtimit dhe lëshimit të autorizimeve për kufizim të të drejtave të deputetit, kanë si qëllim që, nëpërmjet procedurave, të verifikohet nëse kërkesat e paraqitura nga organe që përfaqësojnë pushtete të tjera të pavarura, synohet ose tentohet që nëpërmjet goditjes së individit, të dëmtohet ose tё preket funksionimi normal dhe pavarësia e institucionit”.

Pra duke hapur se këto ndryshime prekin atë që kërkon reforma në drejtësi dhe që populli mezit e pret, ndëshkimin e zyrtarëve dhe politikanëve që kanë prekur buxhetin dhe që janë në bashkëpunim me bandat kriminale.
Pse kjo frikë? Ai që e ndjen veten të pastër ligjërisht nuk ka nevojë për asnjë mbrojtje që ka krijuar PS-ja ndaj deputetëve të saj.