Pse kaq shqetësim në PS përse Meta ftohet për herë të 4-të në SHBA?
Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Pandeli Majko janë ftuar nominalisht në Konventën e Demokratëve Amerikanë që zhvillohet nga data 25 deri me 28 korrik ku do të shpallet kandidatura për Presidente e SHBA zj.Hillary Clinton.
Ftesa që ka krijuar shumë habi në Tiranë është ajo për Lulzim Bashën pasi është lider i një partie të djathtë, ndërsa si rregull ai duhej të kishte marrë pjesë tek Republikanët Amerikanë, pra tek Trump. Kjo e ka ç’orientuar selinë rozë se ç’po ndodh në Departamentin Amerikan të Shtetit, sepse ndonëse Departamenti nuk merret me ftesa politike, por në thelb pa kaluar nëpër sitën e Departamentit në fjalë nuk ka ftesa të këtij niveli e aq me tepër tek prezantimi i Hillary Clinton, e cila ka 90 për qind të shanseve të zgjidhet si e para grua amerikane Presidente.
Vajtja e Pandeli Majkos lidhet me personalitetin e tij të spikatur më proamerikan në raport me Edi Ramën dhe si një kartë rezervë amerikane nëse rrëzohet Rama nga kryeministër. Deri këtu pikëpyetjet janë edhe të zgjidhshme për selinë rozë, ndonëse vajtja e Lulzim Bashës u ka prishur humorin prej ditës së djeshme që u bë publike ftesa nominale për liderin e opozitës.
Por ministrat e PS-së dhe sidomos media të caktuara afër kryeministrit pyesin se pse shkon Ilir Meta në vizitën e katërt zyrtare në SHBA brenda një harku kohor 6 mujor. “Kush ia bën ftesat?”, “Pse shkon prapë Meta?”, “Cilët takon?”, “Pse Meta e jo Rama në Konventën e Demokratëve?”, “Mos ia prishi Ilir Meta ftesën kryeministrit me lobet e tij në Washington?”,” Mos janë miqtë e Metës të dikurshëm që e futën në Shtëpinë e Bardhë tek Xhorxh Bush në vitin 2001?”, etj etj.
Bile për të parë cilin takon Meta në Konventë apo më pas në Washington kanë porositur Majkon të shikojë, porse Pandi u është përgjigjur se “nuk jam spiun të shikojë me cilët rri Meta në SHBA!”. Majko është njeri me karakter të fortë në PS.
Në të vertetë Ilir Meta ka bërë tre vizita brenda 6 muajve në SHBA. Dhe pasi kontribuoi dhe insistoi derisa arriti konsensusin për 140 deputetë për Reformën në Drejtësi kreu i Kuvendit është njeriu i duhur për në Konventën Amerikane të Demokratëve. Amerikanët nuk i harrojnë miqtë korrektë.
Por burimet thanë se gjatë qendrimit 4 ditor kryetari i Kuvendit pritet të ketë takime edhe me drejtues të tjerë të lartë të SHBA-së.
Edhe Lulzim Basha, natyrisht edhe Pandeli Majko si ish-kryeministër i luftës së Kosovës.
Duhej të ftonin edhe Edi Ramën në Konventë. Këtu kanë bërë gabim amerikanët , pasi një katërshe shqiptare në Konventë do ti bënte mirë edhe të katërtëve politikanë shqiptarë, ndonëse Majko nuk do ta përballonte sfidën e lidershipit me Edi Ramën afër.
Gjithsesi shqiptarët kudo që janë në Amerikanë votojnë për Hillary Clinton, e cila është edhe bashkëshortja e Bill Clinton, presidentit që vendosi fatin e kombit shqiptar gjatë presidencës së tij.
Votoni Hillary Clinton shqiptarë-nënshtetas amerikanë!