Pse Lulzim Basha e humbi betejën me Erion Veliaj për Parkun tek Liqeni?

Sot Parku i fëmijëve tek Liqeni u inagurua. Erion Veliaj mbajti premtimin,pavarësisht akuzave e protestave të shoqërisë civile e asaj të PD-së, protesta të cilat ishin të dhunshme, sikurse edhe reagimi policor ishte edhe më i dhunshëm. Derisa ishte shoqëria civile në këtë protestë kundër Erion Veliaj dhe Parkut që sillte betonizim, sipas tyre, kryebashkiaku tiranas dukej se ishte në një pozitë të vështirë. Shto edhe zërat apo nxitjet brenda mazhorancës të cilët donin dështimin e këtij misioni të shpallur nga Veliaj, por që në thelb duhet të jetë financuar politikisht prej kryeministrit Rama.Në momentin që u fut opozita ose më saktë PD-ja brenda shoqërisë civile konflikti kaloi në politik e nuk mbarte më vlera shoqërore. Futja e dhunshme e PD-së në protestë krijoi një kauzë të opozitës e cila filloi mirë, por që më pas u tkurr derisa nuk u pa më këmbë opozitari tek Liqeni, përjashtuar ndonjë deputet demokrat me kapele  që bëntë shetitje me vrap për të rregulluar trupin.

PD-ja dhe Lulzim Basha u futën në betejë kundër kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj e ku pritej që selia blu ta bllokonte duke thirrur militantët e saj dhe shoqërinë civile e cila u ndje e tradhtuar nga futja e xhaketave blu në radhët e saj të protestës. Por ndodhi një gjë të cilën selia blu e kishte detyrim si ndaj votuesve të saj tiranas , por edhe krejt shoqërisë të cilën nuk e ka sqaruar: Pse e braktisi protesën ndaj Parkut tek Liqeni? E kuptoi se bëri gabim? Ndjeu se populli e donte Parkun dhe ishte me Veliaj apo bëri pazar me Edi Ramën për tu takuar në Rogner?

Fakti është se PD-ja u fut mes shoqërisë civile, e trazoi atë dhe e tradhëtoi duke e braktisur reagimin qytetar siç tha në fillim. Më mirë le të linte shoqërinë civile të vazhdonte, por ta mbështeste nga larg e të mos futej fizikisht tek Liqeni se sa u tërhoq pa dhënë shpjegime publikut.

o1

Çfarë ndodhi që PD-ja iku nga Parku i Liqenit? Nëse nuk duan ta thonë të paktën të kërkojnë ndjesë se karikuan militantët dhe dështuan. Ose nëse u tërhoqën se kuptuan se qytetarët e duan Parkun më mirë të kërkojnë falje publikisht pasi tregojnë se janë opozitë europiane, e cila punët e mira të kundërshtarit politik, i vlerëson.

Por kur nuk flet, pyetja dyshuese është se pse u tërhoq dhe e lanë të bënte ç’të donte Erion Veliajn, i cili me 1 qershor e inaguroi.

 Dhe Veliaj fitoi. U tregua edhe i vendosur, duke rrezikuar. Natyrisht duket se edhe qytetarët fituan derisa nuk pati më reagime si në fillim. PD-ja e filloi me sulm, karikoi njërëzit dhe i braktisi. Braktisi edhe Presidentin e Republikës Nishani i cili u investua personalisht.

Pse-ja duhet sqaruar që publiku të të besojë nëse nesër fillon një protestë tjetër ose do të thonë “lëre mo se një flakë kashte është !”

Ja protestat e fillimit të Opozitës

o2

mmProtesta-e-PD-tek-liqeni.Foto-Agim-Dobi-4

 bb

Inagurimi me 1 qershor 2016

nn

nj

vv

cc

zz

SHKARKO APP