Po survejohet shtëpia e një ish-ministri të PS

Burime brenda organit të Prokurorisë tregojnë se po hetohet me shumë intensitet dosja ndaj një ish-ministri të qeverisë Rama dhe se prej dy ditësh ai po survejohet. Madje edhe shtëpia e tij, tregojnë burimet, po ruhet nga forca civile të policisë, sikurse mësohet se gjithçka e tij si celular, telefon shtëpie, email, etj janë vënë nën përgjim.

Opozita e ka akuzuar prokurorinë se po arreston vetëm “cironka” për të shpëtuar kryeministrin dhe qeverinë e tij ndaj arrestimeve të ministrave apo ish-ministrave të PS. Ndërkohë shikohet se ka një tension në mazhorancë, sidomos pas ndalimit të ish-deputetit Arben Ndoka. Për ndalimin e ish-deputetit dhe ish-drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Arben Çuko nuk pati ndonjë merak të madh në PS, ndërsa me ndalimin e ish-deputetit të Lezhës janë trazuar paksa ujërat në mazorancë, sepse ai ka shumë miq në grupin e mazhorancës.

Akoma nuk dihet saktësisht nëse kryeministri ishte njoftuar paraprakisht nga ministri Xhafaj për ndalimin e prishtëm të Arben Ndokës. Njëfarë zemërimi për ndalimin e ish-deputetit Arben Ndoka e manifestoi sot deputeti i PS-së për Lezhën Pjerin Ndreu ku e quajti skandaloze arrestimin e prokurorisë. Edhe pak me lart se Pirin Ndreu nuk e kanë pritur mirë ndalimin e ish-deputetit të PS.

Ndërkohë prokuroria po heton një ish-ministër të PS dhe kjo duket se është një lojë e madhe e kryeministrit sepse synon, më pas, ndonjë peshk të madh nga Opozita, nëse dorëzon ish-ministrin e tij.

 

SHKARKO APP