Pse të mos lejojmë investimet ruse në Shqipëri?
Shqipëria është një vend i vogël, i bukur, i kërkuar, në një pozicion gjeostrategjik të favorshëm dhe interesant. Nuk ka forcë për të ndikuar në vendimet e Bashkimit Europian, as të NATO-s,as në OKB. Vend me shqiptarë më trimëri e kulturë të lashtë, paqedashës, por të varfër. Dinjitozë, por në shumicë pa një euro në xhep. Shqipëria ka nevojë për investime kompanish të mëdha të huaja, qofshin amerikane apo gjermane, ruse apo italiane,etj. Ka nevojë për punësim, ka nevojë për më shumë mirëqënie sepse ka një bukuri natyrore të rrallë. Ka bregdet,ka male dhe fusha, ka njërëz që duan të punojnë e të jetojnë normalisht.Shqipëria ka kaluar pushtime e Perandori të kohës. Me Turqinë e Italinë, me pushtimin gjerman e me sovjetikët,me amerikanët e me armiqtë-miq serbë. Nuk ka patur asnjëherë mundësi e forcë të ndikojë, por vetëm ta drejtojnë të tjerët gjë që nuk është normale. Kjo ka ardhur se nuk kemi fuqi ekonomike, nuk kemi biznese të mëdha e të lidhura me partnerë të huaj, nuk kemi industri, porse jemi një vend i jashtëzakonshëm për turizëm; kemi prodhime bujqësore e blegtorale që mund të furnizojnë perandori të kohës së sotme. Amerikanët janë larg si kontinent, ndonëse janë miq të mëdhënjë të kombit shqiptarë.Por populli don punë, lekë, investime, kërkon mirëqënie dhe nuk don t’ia dijë shumë se kush ia bleu prodhimin;rus apo amerikanë, gjermanë apo turq. Kërkon të ketë punë, kërkon të zhvillohet. Politika don partnerë që natyrisht shikon me larg se sa populli, porse një politikë punon për popullin e jo për vete.
Në këtë sens shtrohet pyetja se përse politika shqiptare dhe ajo shtetore, në veçanti, nuk ofrojnë investitorë të mëdhenjë rus në Shqipëri? Pse? Po na pushtojnë rusët apo po na marrin tokën?! Rusët njihen se janë shtet i fortë sidomos në fushën e energjisë. Kanë supërprodhim energjitik e industri moderne. Ne si shqiptarë kemi nevojë për paratë e tyre dhe duhet t'i ofrojmë bashkëpunim. Kemi bregdet supër të shkelqyer dhe duhet të ndërtojmë politika që të turren turistet rusë në drejtim bregdetit shqiptar.Janë 37 milionë rusë që dalin jashtë shtetit të tyre për turizëm në sezonin veror. Sikur vetëm 1 milion turistë rus të vijnë në Shqipëri dhe të jenë të përhershëm, Shqipëria nuk ka nevojë të punojë gjatë dimrit ! Rusët dhe britanikët janë turistët me qejflinjë në botë, harxhojnë pa mbarim kur vijnë për të pushuar. Atëhere pse nuk ndërtohen ura bashkëpunimi me Rusinë që të vijnë investitorë rusë në Shqipëri?
Natyrisht rusët dhe britanikët nuk vijnë se vdesin për shqiptarët, por për të shijuar e relaksuar veten e tyre në bregdetin tonë të rrallë. Vijnë,defrehen, lenë eurot në hotele apo restorante e bare,apo ku të duan ato, porse eurot mbeten në Shqipëri. Edhe kjo është një mënyrë për shtuar e forcuar biznesin shqiptar që vitin tjetër do të jetë me i fuqishëm .
Pse duhet të shikojmë sikur jemi vend i madh dhe ndikojmë në politikën e madhe botërore! Ne duhet të dijmë të thithim investime, para dhe të shtojmë ekonominë. Nuk po themi të martohemi politikisht me rusët, siç nuk duhet të vdesim as për amerikanët, porse të kemi një politikë pragmatiste për të zhvilluar Shqipërinë.
Po në energjitikë pse nuk thithim partnerë rusë? A kemi nevojë për energji? A kemi nevojë për gaz? A kemi nevojë të rregullojmë jetën e qytetarëve? Natyrisht dikush mund të thotë se “ç’na duhen rusët në Shqipëri?”. Neve nuk na duhet asnjeri në shtëpinë tonë të na bëjë ligjin, porse partneriteti ekonomik e interesi dypalësh duhet shfrytëzuar. Të dyja palët fitojnë. Imagjinoni sikur të kemi marrëdhënie me Rusinë ku fushat me bujqësi e blegtori të prodhojnë për tregun rus ! Sikur bregdeti të vlojë nga turistët rusë. Me avion charter ditorë vijnë nga Moska në Podgoricë mbi 10 avionë në ditë me rusë dhe nami me turistë Mali i Zi. Ne kemi bregdet me të shkelqyer se sa Mali i Zi. Pse të mos vijnë kjo mori qindramijeshe rusë? Një euro e madhe dhe zhvillim për ekonominë shqiptare dhe në pak vite do jemi një shtet që prapë asnjë nuk do të na “pjerdh” në BE për vendime politike, porse ama do të kemi investitorë gjermanë e italianë, amerikanë e rus, turq e britanikë,etj.
Kështu mbetemi në aleancat gjeostrategjike, porse zhvillojmë ekonominë dhe forcohemi si shtet. Dhe popullsia rrit mirëqënien. A ky ky misioni i çdo politike dhe qeverie ? Ndaj me fleksibël në raport me Rusinë, gjithnjë në sensin e interesit të përbashkët.( Spiten-Prull)