Pse u fry “plani për sulm terrorist” në Shkodër?

Ndeshja mbaroi. Humbëm 3 me 0. Gjyqtari turko-gjerman ishte me shumë në veprim si plan terrorist ndaj kombëtares tonë se sa vetë “plani për sulm terrorist” ndaj ekipit të Izraelit nga segmente shqiptare të rajonit.

E frynë situatën para ndeshjes sikur një dorë e fshehtë djallëzore donte që të mos kishte tifozë në stadium ose edhe ata që shkuan ishin si të ngrirë dhe të kontrolluar deri tek organet gjenitale!

Kush e fabrikoi këtë “sulm terrorist” në mënyrë që Shqipëria të mos e fitonte ndeshjen? Edhe nëse kishte plane të tilla ato mbahen sekret dhe nuk jepen publikut. Apo ka lidhje me ndonjë politikë të fshehtë të lobeve qeveritare për t’iu dhënë izraelitëve shansin e mundësisë së kualifikimit në Botëror në këmbim të ndonjë mbështetje pranë Trumpit në SHBA, duke ditur se lobi çifut është shumë i fuqishëm në Washingtonin zyrtar?

U rreshtuan dy mijë policë sikur ishim në luftë botërore përballë tifozëve aqsa asnjë tifoz shqiptar nuk e ngriti zërin edhe kur gjyqtari dha kartona të kuq e penallti sikur po ia jepte një ekipi nga malet e ishullit të Madakaskarit! As tifozllëk, asnjë entuziazëm në stadium. Sikur ishim në ndonjë vaki kur shkohet për kafe e jo në ndeshje ku luan kombëtarja e vendit. Natyrisht që ekipi la për të dëshiruar në lojë, ashtu sikurse edhe trajneri i bëri ndërrimet që të sigurohej mirë se ndeshja do humbej thellë.

Dikush donte t’ia jepte fitoren Izraelit. Kush? Cili?

SHKARKO APP