Pushtat serbë
Ajo që bie në sy, në shkrimet e mediave jo serbe është se këta “artikuj” kanë si autorë gazetarë serbë dhe në këtë pikë, komentimi ndaj këtyre shkrimeve nuk duhet të na marrë shumë kohë. Duhet parë si një strategji lobimi, por që është në thelb një pushtllëk serb. Bile siç kanë qenë në histori, të pabesë, antishqiptarë ose me një fjalë, pushta. Brenda 24 orëve, shqiptarët nga “të dhunuar”, po shfaqen në disa media ndërkombëtare si dhunues dhe provokatorë. Gjuha e përdorur dje nga autoritetet e larta të shtetit serb ishte as më shumë as më pak, një sulm tjetër verbal ndaj Shqipërisë dhe një provokim i hapur. Nuk pati as ndjesë dhe asnjë lloj reflektimi. Për Beogradin e pabesë, Shqipëria dhe rreth 50 persona nga Tirana që ishin në stadium, ishin problemi i gjithë shfaqjes së turpshme që u bë në Beograd! Doza e hipokrizisë së qëndrimeve serbe arriti kulmin dje nga qëndrimet e mbajtura nga një zëdhënëse e Komisionit Europian dhe nga Federata Europiane e Futbollit. Zhgënjyese ishte të dëgjoje se edhe UEFA dhe zyrtarë të Brukselit hiqnin të njëjtën paralele mes dhunës dhe thirrjeve raciste serbe me valëvitjen e një flamuri shqiptar! Barazimi i dhunuesit me të dhunuarit është një paralele që ka acaruar gjithkënd dhe ka vënë në dyshime vendimin e ardhshëm të UEFA-s. Me të drejtë shumë shqiptarë, në media dhe në rrjete sociale dje janë ndjerë dy herë të fyer. Jo vetëm për ngjarjen e shëmtuar në Beograd dhe reagimin aspak normal të autoriteteve serbe, por edhe për faktin se autoritetet që pretendojnë se janë mbajtëse të vlerave demokratike, mbyllin sytë kur shohin një dhunë të pastër ndaj një ekipi që nuk kishte as tifozë në stadium.
Por çfarë ka ndodhur? Së pari, duhet të kuptohet se kjo nuk është më një çështje futbolli. Politika, diplomacia dhe shërbimet sekrete të Serbisë janë vënë në lëvizje që në momentin kur ndodhi ajo që ata e quajnë “provokim”. Për të mos thënë dhe më parë. Në morinë e deklaratave të djeshme, të bën përshtypje një qëndrim i kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç. Në deklaratën e dhënë dje, thotë se ka informuar ambasadorët e BE-së, 3 orë para ndeshjes se tifozët shqiptarë po përgatisnin diçka. Në këtë deklaratë ka dy probleme që nxjerrin “zbuluar” kryeministrin serb. Për çfarë tifozë e ka fjalën Vuçiç, kur qeveria e tij kishte vendosur të mos pranonte tifozë? E dyta, nëse vërtet ka pasur informacione se do të ndodhte diçka në stadium, si ka mundësi që autoritetet serbe nuk kanë marrë masa? Apo autoritetet serbe e kanë ditur që do të ndodhte diçka dhe e kanë lejuar, pikërisht me qëllimin për ta përdorur duke bërë rolin e viktimës, siç po e përdorin në mënyrë mjaft të shëmtuar me variantin e tyre këto ditë. Lidhur me spekulimet dhe provokimet, si ka mundësi që informacioni për vëllain e kryeministrit, i cili u përgënjeshtrua dje nga Kryeministria vazhdon të qarkullojë në mediat serbe si diçka “e vërtetë”. Ideja për të përfshirë në këtë “lojë” dhe vetë kryeministrin e Shqipërisë është më shumë sesa një justifikim, por një strategji për të njollosur Shqipërinë. Mes rreshtave të disa mediave serbe, dje lexohej se informacioni për vëllanë e kryeministrit “raportohej nga burime në Tiranë”. Kjo të lë të kuptosh se një mekanizëm që përfshin shërbimet sekrete dhe propagandën e fuqishme në mediat ndërkombëtare të shtetit serb është vënë në lëvizje për të mbuluar turpin e tyre.
Problemi është se si ka mundësi që Bota nuk paska parë dhunën dhe thirrjet raciste, fishekzjarrët në fushë, kërcënimet ndaj futbollistëve shqiptarë dhe dhunimin e tyre nga tifozë, goditjet me karrige, shkelma e me çfarë mundnin. Nuk kanë parë as djegien e simboleve kombëtare nga tifozët, as rrahjen barbare nga forcat e policisë të futbollistëve shqiptarë në dhomat e zhveshjes. Kanë parë vetëm një flamur që fluturoi në qellin e Beogradit dhe kaq mjafton që të na barazojnë me barbarinë?! Kjo është një turp i madh nëse do guxojnë të UEFA-s për ta diskutuar. Mbetet një gjë e padëgjuar ndonjëherë që nuk analizohet grushti, dhuna, karriget, fyerjet në kor “vdekje shqiptarëve” nga tifozët serbë, por po kërkojnë të fajësojnë Shqipërinë se gjoja me flamurin ndezi turmat.
Serbët janë një popull që vetëm dështime kanë patur në historinë e tyre, ndonëse duan të duken si trima, porse një popull-trim-budalla dhe me një politikë udhëheqëse krejt të pabesë. E thamë në fillim që janë PUSHTA dhe si të tillë duhen trajtuar, duke mos u besuar në asgjë. Edhe nëse Kryeministri Rama vendos të shkojë në vizitën e përcaktuar më parë, që i takon javën e ardhshme, të jetë i kujdesshëm nga ata që e presin. Se për t’ua numëruar në sy apo për t’u kthyer përgjigje, aftësitë nuk i mungojnë Edi Ramës. Problemi shtrohet nëse ia vlen të shkojë në Beograd kryeministri Edi Rama në këtë katrahurë ku serbët dhe udhëheqësit e tyre politikë e shtetërorë, nxorën nga barku gjithë pisllëkun që kanë prej shekujsh.
Ose të shkojë e t’i poshtërojë në mes Beogradit, ashtu sikurse kombëtarja e futbollit i mposhti serbët me lojë dhe me FLAMUR.