Pyetja e “Koha Jone”: A është Qeveri kriminale, qeveria e Edi Ramës?!
Edi Rama ka qenë ndër vitet 1992-1997 bashkëpunëtor i Gazetës “Koha Jone”. Ishte njeri i lirë që shkonte e vinte nga Parisi herë pas here, por ama strehën e kishte tek faqet e të pavarurës “Koha Jone”. Aty, ndër faqet e gazetës, shkruante e sajonte ide me avokat Spartak Ngjelën. Perlat e të dyve “Letra nga Ferri” ku sarkazonin Berishën dhe pushtetin e tij ishin trakte ndër duart e lexuesve. Analizat, intervistat, shkrimet e Ngjelës dhe Ramës, krahas emrave intelektualë nga radhët e PD-së, të cilët ishin ndarë nga pushteti i Berishës, sollën kurajo e kulturë të re demokratike.
Pas djegies së redaksisë së gazetës “Koha Jone” natën e 2 marsit 1997 nga forcat e Sherbimit Sekret (SHIK) dhe nga Policia e Garda e Republikës, Edi Rama shkruajti ndër rrjeshtat e pasdjegies së “Koha Jonë” në prill 1997 se ”… gazeta “Koha Jone” u dogj nga pushteti i Saliut dhe se çdo pushtet që nuk ia njeh dëmshpërblimin si e përvëluar nga Shteti, është pushtet kriminal….”.
Natën e 2 marsit 1997 kur sapo ishte vendosur ligji i gjendjes së jashtëzakonshme nga parlamenti rreth orës 01.00 të natës kur kishte hyrë data 3 mars oficerë të SHIK-ut , policisë dhe Gardës hynë me forcë në zyrat e gazetës “Koha Jone” dhe morën gazetarin Zamir Dule (që flinte në redaksi), duke e torturuar pse shkruante për gazetën. Më pas i vunë flakën zyrave të gazetës dhe e dërguan në komisariatin numër tre në Tiranë si “person i rrezikshëm”. Atje e masakruan, gjë që solli ku gazetari Zamir Dule të mos bëhej më njeri normal, nga torturat në trup dhe kokë. I kanë bërë tortura që vetëm Gestapo i ka përdorur. Morën edhe shoferin e gazetës Anesti Nikolla, duke e masakruar fizikisht. Ndaj në vitin 2003 kryeministri Nano me vendim qeverie si dhe në relacionin e tij shkroi se shteti hyri dhe dogji redaksinë e “Koha Jone”, dhe firmosi pension për gjithë jetën gazetarit Dule.
Kaluan 19 vite nga djegia e redaksisë së gazetës së parë të pavarur dhe më të madhen e gjithë kohërave në Shqipëri “Koha Jone”, por vendosja e drejtësisë për gjetjen e autorëve dhe dëmshpërblimin endet sa nga prokuroria në gjykatë e anasjelltas, në një odise të pafund seancash gjyqësore. Për dreq të Edi Ramës dhe për fatin e gazetës për çështjen në fjalë, rasti e solli sot që përballë të kemi pushtetin e Edi Ramës në gjykatë. Pra gazeta paditi pushtetin, asokohe. E në këtë rast pushteti i Edi Ramës në mënyrë paradoksale shkruan me firmë e vulë se gazeta “Koha Jone” nuk u dogj nga pushteti ! Mirë se Sali Berisha e kishte të vështirë sepse akuzonte vetveten për djegien e redaksisë, por pushteti i Edi Ramës si ka mundësi që tregohet kaq i pisët dhe mashtrues, ndërkohë që dihet publikisht siç thotë edhe kolegji administrativ i gjykatës së lartë se kush e dogji (nënkupto:pushtetin e vitit 1997). Si ka mundësi që ministria e mbrojtjes, ministria e financave, Keshilli i Ministrave dhe Avokatja e Shtetit thonë se nuk ka asnjë përgjegjsi shteti në djegien e “Koha Jone”?! Bile me egra në gjyq është Avokatura e Shtetit, e cila duket si dikur SHIK-i Gazidedes që dhunonte gazetarët dhe rrihte Edi Ramën. Ndërsa ministria e financave, që sipas gazetës duhet të paguajë të paktën 1 euro dëmshpërblim vetëm që të vendoset drejtësia pas 19 vitesh, ajo drejtësi që bërtet përditë Edi Rama, shkon edhe më tej duke thënë se “gazeta duhej të ruhej përballë Shtetit me roje private”! Ndërsa ministri i Brendshëm Saimir Tahiri me datë 13 tetor 2016 në seancën parlamentare duke iu drejtuar ish-kryeministrit Berisha tha tekstualisht se “….Ku ishe ti kur redaksia e gazetës “Koha Jone” u dogj nga Sherbimi Sekret në mes të Tiranës?”. Por pse hesht Edi Rama kur ka dokumenta shtetrore të cilat janë paraqitur në gjykatë dhe prokurori që “Koha Jone” u dogj nga Sherbimi Sekret dhe Policia e Shtetit? Apo edhe pushteti i Edi Ramës është si ai i Sali Berishës në vitin 1997?! Apo i bashkon e njëjta filozofi pushteti, të dy, kur hypin në pushtet?
Natyrisht që Edi Rama nuk është prokuror dhe as gjyqtar, por është kreu i Ekzekutivit. Si i tillë duhej të pranonte publikisht të vertetën e ndodhur ndaj medias së parë shqiptare. Avokat Ngjela ka thënë se për hir të vendosjes së drejtësisë kryeministri Rama të pranonte se krimin e ka bërë Shteti, ashtu siç ka ndodhur. Një euro sikur të jap drejtësia apo kryeministri mbetet veprim që pranon krimin e organizuar nga shteti.
Tashmë po rikujtojmë rrjeshtat e Edi Ramës,në prill 1997 se ”… gazeta “Koha Jone” u dogj nga pushteti i Saliut dhe se çdo pushtet që nuk ia njeh dëmshpërblimin si e përvëluar nga Shteti, është pushtet kriminal….”. Në parlament apo kur iu duhet politikisht Edi Rama dhe ministrat e tij akuzojnë, me të drejtë, pushtetin e Berishës për djegien e redaksisë, ndërsa kur vjen puna në gjykatë bëhen me Saliun!
Pyetja shtrohet: A është ‘pushtet kriminal” pushteti i Edi Ramës?
Të pavarurën “Koha Jone” e dogji fizikisht me dhunë e plumba pushteti i Berishës në vitin e mbrapshtë 1997, kurse në vitin 2016 Edi Rama i vë flakën vetvetes dhe përcellon “Koha Jone”.
Por u mësuam me pushtetet që nga maji 1991. Një turi paskan, të gjithë!
Redaksia e “Koha Jone”
Në foto: Zyrat e “Koha Jone” pas djegies dhe shkatërrimit natën e 2 marsit 1997 nga SHIK.
Ne foto: Rrahja e Edi Ramës nga SHIK-u pas shkrimeve në “Koha Jone”, por tani e ka harruar dajakun dhe djegien e redaksisë ku shkruante pa asnjë censurë
Zyrat pas djegies natën e 2 mars 1997
Vendimi (poshtë shkresa) i kryeministrit Fatos Nano 2003 ku verteton se gazetari Zamir Dule u rrah mizorisht në zyrat e gazetës “Koha Jone”
Faksimile të librit të komisariatit të policisë nr.3 Tiranë ku vertetohet se gazetari Zamir Dule pasi është rrahur në zyrat e “Koha jone” është dorëzuar në qelitë e komisariatit nr.3, Tiranë (shiko poshtë). Origjinali i ndalimit të Zamir Dules dhe Anesti Nikolla janë në dosjen e prokurorisë dhe gjykatës.
Shkresa e Kuvendit të Shqipërise datë 21 tetor 2016 ku vertetohet se ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar në parlament se “gazeten “Koha Jone” e dogji në mes të Tiranës (1997) SHIK-u i pushtetit të Berishës
Vendimi i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë 09/12/2015 ku prish vendimet e gjykatave të kohës së Berishës dhe ia kalon për gjykim gjykatës administrative të apelit, duke i dhënë të drejtë gazetës.
Shkresa e prefektit të Korçes dërguar kryeministrit Fatos Nano për gazetarin Zamir Dule ku shkruan se gazetarin e masakroi pushteti i Berishës (1997)
Shkresë e prokurorisë së Tiranës ku shkruan ndër të tjera se “krijohen dyshime të bazuara se në djegien dhe vjedhjen e redaksisë së gazetës “Koha jone” kane marrë pjesë njërëz të armatosur me uniformë ushtarake dhe policie”.
Shkrese Shtabit të Mbrojtjes datë 26 prill 1997 ku urdhëron ndalimin e shpërndarjes se “Koha Jone”
Dëshmia në prokurori e Tonin Vocaj ish-shef rendi në komisariatin nr.3 Tiranë ku verteton se gazetari Zamir Dule është dorëzuar natën e 2 mars 1997 në komisariat nga SHIK (shiko librin e ndalimeve të komisariatit)
Dëshmia në prokurori e Blendi Fevziut për natën e zjarrvënies së “Koha Jone” nga pushteti
Dëshmia e deputetit Ben Blushi për natën e 2 mars 1997
Dëshmia e Alfred Pezës, deputet i PS
Vendimi gjykatës së shkallës së parë Tiranë ku relatori gjyqtari Ilir Çeliku i jep të drejtë gazetës “Koha jone” , ndërsa dy anëtarët e tjera të lidhura me pushtetin e kohës e rrëzojnë.
Faktet e paraqitura nga botuesi Nikoll Lesi në gjykatë
Ja ankimimi në gjykatë i pushtetit të Edi Ramës (2016), gjë që bie në kundërshtim të plotë me çka deklarojnë në parlament apo në publik Edi Rama dhe ministrat e tij:
Ja shkresa e Ministrisë së Brendshme (Saimir Tahiri) ku hedh poshtë çka ministri deklaron në Parlament. Pyetja mbetet të bëhet:Cili gënjen, ministri apo ministria?!
Ja shkresa e Ministrisë së Mbrojtjes (Mimi Kodheli):
Ndërsa Avokatura e Shtetit (2016) nuk ka ndryshuar asgjë nga Avokatura e Shtetit (2007), por ka ndërruar vetëm datën nga koha e Berishës.
Përveç një pjese të fakteve e dokumentave që po botojmë ka edhe dy kaseta filmike në dosje ku vertetohet zjarrëvënia e qëllimshme dhe shkatërrimi i redaksisë nga pushteti i asaj kohe ( 3 mars 1997)