Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Radikalët e opozitës: Rama rrëzohet me forcë!

Editorial E martë, 10 Gusht 2021 06:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Protesta e fundit me fjalime dhe parulla artistike kundër qeverisë nuk kanë miratimin e krejt opozitës. Lulzim Basha mendon se Edi Rama mund të largohet me protesta qytetare, kurse një tjetër grup brenda Partisë Demokratike është i bindur se vetëm radikalizmi i tubimeve mund të “shkundë” qeverinë. Ideja e tubimeve të dhunshme është diskutuar vetëm brenda mbledhjeve të mbyllura të Frontit Opozitar, por nga dje ky skenar është shfaqur në publik si një rrymë brenda opozitës, e cila po zgjerohet si përkrahje në kupolën e PD-së. Ndërsa LSI është si grup për ta rrëzuar që nesër kryeministrin Rama me çdo mjet e mënyrë demokratike.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Deputeti i PD-së, Flamur Noka u shpreh dje në një intervistë për “Neës 24” se brenda PD dhe opozitës është një grup deputetësh që mendon se Edi Rama mund të largohet vetëm me protesta radikale. “Rama vetëm dhunon, përshkallëzon arrogancën dhe po i mbyll gojën opozitës. Kjo nuk mund të pranohet, pasi në demokraci nuk mund të pranohet dhe vendosen standarde të tilla. Këto janë sinjale të qeta për një autokraturë. Unë dhe disa kolegë të mit, që jemi në pakicë për fat të keq, por se besoj se do jemi gjithmonë në pakicë, nuk shohim se do të ketë zgjedhje tjetër, përveç radikalizmit tonë. Brenda grupit do bëhemi një grup kolegësh që të kërkojmë përshkallëzimin e protestave . A mund të më thoni se çfarë hapësirash i ka lënë ky kryeministër opozitës? Rama rrëzohet vetëm me forcë, pasi ai është njësh me krimin e mafien”,- tha Flamur Noka.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Radikalizimi i protestave nuk nënkupton dhunën me destabilitet të vendit, por si mjet për të arritur qëllimin e opozitës për të detyruar Edi Ramën dhe qeverinë të dorëhiqen dhe për ti hapur udhë një qeverie tjetër e cila të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Në grupin brenda opozitës dhe PD janë disa emra që edhe më parë kanë folur për protesta masive dhe radikale. Mes tyre spikat Flamur Noka që doli dje si zëdhënës i këtij grupimi, por në listë janë dhe Edi Paloka, Ervin Salijani, Gent Strazimiri, Myslim Murrizi, deputetë të LSI dhe shumë deputetë të tjerë të Frontit Opozitar. Mitingjet shëtitëse në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri më tani nuk kanë dhënë rezultatin që priste opozita. Basha është përpjekur të ruajë linjën e opozitës së moderuar duke dashur të mos prishë imazhin te ndërkombëtarët. Protesta e fundit e 26 majit, jo vetëm nuk ndryshoj sjelljen e mazhorancës por solli edhe talljen e kryeministrit ndaj opozitës. Aq të parëndësishme i cilëson Edi Rama këto tubime alla Basha, sa edhe në mediat e huaja i cilësoi si “punë të brendshme të Shqipërisë” që nuk duhet të komentoheshin. Për këto arsye, një pjesë e deputetëve të opozitës mendojnë se nuk ka më kuptim që protestat të bëhen si xhiro me lule në bulevard. Shumë shpejt qëndrimi i këtij grupi pritet të hidhet për diskutim edhe në forumet e opozitës për tu kthyer në një linjë zyrtare.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dhe nuk janë pak mbështetësit e linjës së fortë në PD! Po rritet numri për përballje të fortë me qeverinë. Ky qëndrim pritet të përforcohet edhe nga zhvillimet e reja në kampin opozitar. PD ka nisur prej muajsh sulmin ndaj disa ministrave. Ndërkohë që shumë shpejt dosje të reja ndaj disa anëtarëve të kabinetit qeveritar të Edi Ramës pritet të bëhen publike nga PD. Argumenti i grupit radikal brenda opozitës është se me kaq shumë skandale s’ka më kuptim që opozita të vijojë të sillet normalisht. Hapi i parë është radikalizmi i protestave dhe tubimeve ku parashikohen përplasje. Ndërkohë që varianti që është hedhur shpesh në diskutim është dhe ai i prodhimit të një krizë të fortë politike duke djegur mandatet në Parlament. Çështja e mandateve kërkon kohë dhe diskutime shumë të gjata, ndërkohë opozita ndodhet para dilemës kohore për të reaguar sa më shpejt. Dhe zgjidhja e vetme duket se është radikalizmi. Skandalet qeveritare, negociatat në pikëpyetje dhe gjithë problemet që opozita denoncon për keqqeverisjen janë arsyet që do të çojnë në shtimin e numrit të radikalëve.

Radikalizmi e mposht kryeministrin Rama. Për protestat e tjera me lule, ai vetëm tallet në facebook.

Flamur Noka nuk është i vetëm në linjën e tij të ngritjes së popullit edhe njëherë dhe të mbarojnë punë me këtë qeveri e cila po rrit mjerimin, shton taksat, lidhet me shumë me krimin.

Deri me 30 qershor nuk do ketë përplasje, pasi të gjithë janë në pritje të përgjigjes positive nga BE për Shqipërinë.

Më pas, askush nuk e parashikon!

A.Lani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 23 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 24 minutash

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 25 minutash

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 27 minutash

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 14 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 12 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 13 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 14 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.