Rama-Basha, beteja për Kavajën

Edi Rama nga qyteti i Kavajës foli ashpër ndaj PD-së dhe sidomos për ish-kryeministrin Berisha. Ai u bëri thirrje kavajsve që të votojnë me datë 7 maj, pasi si qeveri kemi bërë shumë për Kavajën por do bëjmë me shumë në katër vitet e ardhshme. Kryeministri i veshur sportiv theksoi se Berisha e do Kavajën për të na përplasur mes njëri tjetrit. Berisha dhe Basha kërkojnë të na fusin në sherr ditën e 7 majit duke bllokuar kutitë e votimit.

Mitingu i Ramës dukej plot me njërëz dhe me entuziazëm, ndërkohë që Lulzim Basha ka lajmëruar që do të mblidhen me datë 6 dhe 7 maj në Kavajë nga krejt Shqipëria për të mos lejuar votime nga PS. Plani i opozitës mbetet që të thyejnë kutitë e votimit dhe të mos lejojnë votime në Kavajë. Ndërkohë policia e shtetit ka marrë të gjitha masat për të mos lejuar dyndjen e personave nga jashtë Kavaje të hyjnë në qytet me datë 6 dhe 7 maj. Forcat speciale do të ushtrojnë kontrolle në gjithë akset ku futesh për në Kavajë.

Beteja për Kavajën po merr me turravrap palët të cilat po shkojnë drejt një përplasje, se cilës nuk i dihet fundi. Nëse populli i Kavajës del në mënyrë masive për të votuar me datë 7 maj atëhere ndryshon loja.

Por mbetet të pritet deri me datë 7 maj.

SHKARKO APP