Rama: Basha është i mirë, kurse Meta dhe Berisha janë e keqja!

Nga Herion Mesi-

-Kryeministri dje foli gjithë mllef ndaj Presidentit Meta, pasi e shikon si pengesën kryesore për vjedhjen e zgjedhjeve nga Rilindja me 25 prill.

-Ai premtoi shpërblimet e Vitit të Ri për pensionistët, duke iu dhënë nga një gjel deti, por nuk foli për rritjen e pensionëve të tyre, të cilat prej 8 vitëve i ka rritur nga 2500 lekë të vjetra në vit, ndërkohë që pensionet duhet të ishin dyfishuar; nuk foli për korrupsionin gjigand të qeverisë së tij, por duhej të dilte  “Transparency International”, institucion i specializuar për korrupsionin që të thoshte se qeveria shqiptare po vjedh në çdo gjë; kryeministri mori përsipër se ai drejton policinë e shtetit dhe se ai është “komandant” i forcave speciale.

Dje kryeministri Rama foli gjatë në një konferencë shtypi nga zyra e tij e ngrohtë në kryeministri. Pasi sulmoi me të gjitha bateritë protestuesit, Ilir Metën e Sali Berishën, ai, pra shefi i Rilindjes lëshoi një ofertë ndaj Lulzim Bashës. E lajkatoi si njeri që nuk bën dhunë dhe nuk organizon protesta, por e quajti si lider pa dinjitet se nuk flet kundër protestuesve të këtyre ditëve, Në të gjithë fjalimin e tij të gjatë, ku pyetjet i kishte bërë vetë me Endri Fugën dhe përgjigjej po vetë duke bërë një sulm frontal dhe të pamoralshëm ndaj Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe ish-kryeministrit parardhës, Sali Berisha. Kryeministri foli për shpërblimet e Vitit të Ri për pensionistët, duke iu dhënë nga një gjel deti, por nuk foli për rritjen e pensionëve të tyre, të cilat prej 8 vitëve i ka rritur nga 2500 lekë të vjetra në vit, ndërkohë që pensionet duhet të ishin dyfishuar; nuk foli për korrupsionin gjigand të qeverisë së tij, por duhej të dilte  “Transparency International”, institucion i specializuar për korrupsioin që të thoshte se qeveria shqiptare po vjedh në çdo gjë; kryeministri mori përsipër se ai drejton policinë e shtetit dhe se ai është “komandant” i forcave speciale. Mënyra se si kërciste dhëmbët dhe si zgurdullonte sytë sa herë fliste për Ilir Metën dhe Sali Berishën, ai manifestonte frikë dhe panik nga humbja e pushtetit me 25 prill.

Edi Rama dje foli gjithë mllef ndaj Presidentit Meta, pasi e shikon si pengesën kryesore për vjedhjen e zgjedhjeve me 25 prill. Ndërkohë për liderin e opozitës Lulzim Basha tha se i vjen keq në pozitën ku ai ndodhet mes Ilir Metës dhe Sali Berishës. Më pas Kryeministri vazhdoi retorikën e tij politike dhe elektorale kur tha se protestuesit ishin inspiruar nga Presidenti. Konferenca e shtypit e shefit të Rilindjes ishte shprehje e një tensioni të madh para elekoral dhe tmerri popullor pasi Ilir Meta ka kërkuar as më pak e as më shumë që populli të dalë si Referendum ndaj krimit, oligarkisë dhe korrupsionit. Presidenti nuk ka thënë votoni LSI, ai ka kërkuar që popullit të dalë me shumë se 90 përqind në votime, pasi vetëm kështu mposhtet mafia që ka uzurpuar shtetin. Natyrisht kur ke mizën nën kësulë, shpupurisesh prej sikletit dhe frikës së rënies së pashmangshme nga pushteti 8 vjeçar si kryeministër dhe 22 vjet si pushtetar.

Edi Rama ka një problem të madh psikologjik; ka frikë nga ikja prej pushtetit. Frikë që sjellë edhe sirena të SPAK mbi qeverinë e tij. Ai e di mirë se kur të rrëzohet, do të flasin ministrat dhe ish-ministrat e tij, sapo SPAK ti thërrasë ata do të tregojnë “shokët”, sepse qelitë nuk i përballojnë. Po folën del emri  i kryeministrit.

Prandaj Edi Rama e la një ushkur lidhur te dera e SHQUP-it kur akuzoi vetëm Ilir Metën dhe Sali Berishën. 

 

SHKARKO APP