Rama dhe Meta u takuan, por asgjë nuk sqaruan

 

 

Edi Rama shkoi përsëri dje tek Ilir Meta në Kryesinë e Parlamentit. Por siç hyri, edhe doli kryeministri pa iu shpjeguar publikut se pse takohen kaq shpesh. Natyrisht që është diçka e mirë që takohen, porse transparenca për publikun duhet të jetë në plan të parë, pasi ata të dy, nuk janë zotër pasurish private e ku mund të bëjnë ç’të duan me “tokat” e tyre. Ata  janë zgjedhur të na drejtojnë deri në vitin 2017, ndaj kanë detyrimin të shpjegohen.

Kur nuk flet apo nuk  u përgjigjesh gazetarëve atëhere mbetet i lirë hamëndësimi dhe marrja e informacionit të tërthortë. Flitet janë në dilemë votat e LSI dhe PDIU për disa pjesë të projektbuxhetit 2016 që do të votohet në parlament ndaj Edi Rama nxitoi të takonte Ilir Metën herët në mëngjez, ende pa i dalë gjumi i ardhjes në mesnatë nga Berlini.Flitet se Edi Rama do të bëjë ndryshime drastike në qeveri, flitet se ministrat Gjiknuri, Beqja, Ahmeti, Kumbaro  e ndonjë tjetër mund të mos jenë më në kabinetin e ri Rama që pagëzohet për KrishtLindje, siç edhe flitet se PS-ja nuk ka votat që i duhen për të bërë 84 vota.

Flitet se kryeministri ka dashur të mësojë se çfarë ka biseduar në Ëashington, Romë e Berlin kryetari i Parlamentit Ilir Meta dhe mos ka ndonjë kurth për rrëzimin e qeverisë. Prapë flitet se Rama i ka thënë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Ashtu sikurse thuhet se Meta i është përgjigjur kryeministrit se shkojmë, por me Ben Blushin kryeministër të një qeverie teknike, e cila do ketë mbështetjen e LSI-PD-PR-PDIU.

Shumë gjëra fliten përderisa Edi Rama nuk flet se çka folën numri dy me numrin tre të Shtetit.

SHKARKO APP