Edi Rama e kërkon lajmin edhe në fund të pusit!

Edi Rama vdes të jetë lajm. E ka sëmundje. Atë ditë ku ai nuk është lajm, qoftë për mirë apo për keq, ai nuk ndjehet mirë. Dhe shkon mënjëherë të spitali amerikan, edhe në mesnatë.

Edi Rama edhe kur nuk ka lajm, e sajon, e krijon vetë e ku më pas lajmi që ai sajon, e beson edhe vetë se është lajm. E keni parë se si shkon në takimet ndërkombëtare? Me atlete, bile i zgjedh kastile të bardha që të bien në sy në raport me të zezën zyrtare të këpucëve të të tjerëve. Dhe bëhet lajm! Gazetarët që mezi presin për të tilla lajme, turren pas Edi Ramës. Atletet e tij janë në faqe të para të mediave vendase dhe botërore, bile afër kokës së Merkel apo kryeministrave të tjerë. E keni parë kur ka takime të rëndësishme europiane apo në NATO? E gjen mënyrën brilante që të tregojë barsaleta dhe të gjithë shkrihen. Dhe ai prapë foto e parë me Merkel dhe kryeministra të tjerë që e shikojnë Ramën si njeriun që hokaton. Si një mjeshtër fotosh për lajme ai rri mes të tjerëve dhe llogarit me shumë se çfarë do t’u thotë kolegëve të huaj, momentin ku të dalë foto-lajmi.

Gjithçka për lajmin!

Ndaj mos u merakosuni për foton e tij me Kristiano Ronaldon dje në Torino ku luante Juventus me Lazion. Ai e kishte planifikuar gjithçka dhe nuk ishte rastësi, siç thotë Fuga, se ndodhi një avion charter aty dhe hypi. Edi Rama është mjeshtër i fasadës, i dukjes. Duhet pranuar se e përdor mjeshtërisht. Edhe me Kristiano Ronaldon, ai atë foto, e ktheu në kryelajm vendas, por me larg. Rrjetet sociale po merren me foton Rama-Ronaldo. Edhe disa media serioze kombëtare, që quhen televizione. Rama u hedh karemin mediave dhe ata e përtypin.

Harrohet mungesa e dritave në Tiranë apo nëpër rrethe; harrohet se kur do të ndryshojë qeverinë; harrohet se nuk ka rritje pagash, etj,etj. Ai u lëshon foton me Kristiano Ronaldo dhe turren mileti duke shkruar në rrjete sociale për disa ditë.

Nuk është çudi se po trazon mendjen se si të gjejë mënyrën për të bërë foto edhe me Leo Messi, lojtarin e Barcelonës.

Edi Rama ka shtab të posaçëm për lajmin apo që të jetë LAJM.

SHKARKO APP