Rama: ”E vlerësoj “rebelin” Blushi”!

 

Kongresi i PS-së mbaroi. U ndoq live nga popullata si të ishte derbi Barcelona –Real Madrid. Ishte kryelajmi i ditës. Përveç duelit Rama-Blushi, i cili pritej, ndodhi edhe një përplasje “brirësh” mes Gramoz Ruçit dhe Koço Kokëdhimës. Edhe këtu luhet për numrin dy të PS dhe shefin e grupit parlamentar, sepse Kokëdhima e ka manifestuar hapur se organizimi i partisë, sidomos në Jug, është i atrofizuar në mos i privatizuar, siç deklaroi “supërdeputeti” dje në kongres. Por duke se Ruçi mbetet akoma kockë e fortë dhe nuk i hap udhë Kokëdhimës.

Kryedebati në kongres ishte mes Ramës dhe Blushit. Ndërsa deputetet Arta Dade dhe Mimoza Hafizi bënë diskutime brilante e me një kurajo për t’u admiruar. Arta Dade, një socialiste themeluese e PS-së, një prej ikonave të socialistëve tashë 25 vite përveç fjalës në kongres tregoi dinjitet dhe forcë autoritare në fund të kongresit kur disa që bërtisnin kundër Ben Blushit apo propozimeve të tij u foli prerë se “ ose hajdeni e flisni në tribunë ose nëse doni të bëni zhurmë, dilni përjashta!”. As Edi Rama e Gramoz Ruçi nuk preferuan të debatonin me Arta Daden, pasi nuk e dinin reagimin e saj nëse do ta kundërshtonin.

Ben Blushi foli ashpër dhe pa asnjë mëshirë ndaj Edi Ramës, duke e krahasuar qeverisjen e tij si e Saliut por pa Saliuan. Dhe siç e ndoqi publiku live Blushi renditi një mori akuzash ndaj kryeministrit, duke e akuzuar se po privatizon PS-në. Ndërsa Edi Rama në një fjalim hyrës foli për arësyet e moszbatimit të statutit, për qeverisjen dhe lojën e klanit të Blushit që synon të rrëzojë qeverinë. Rama tha se kjo është shumë e rrezikshme për PS-në, sepse indirect kjo lojë e Blushit shkon në oborrin e Saliut. Por Blushi e rimori fjalën në fund  duke e akuzuar Ramën se me lojën për Referendumin kërkon të mos futet në garë si person. Para medias në fund kur kongresi mbaroi me miratimin e statutit Blushi ishte përsëri i prerë në raport me Edi Ramën duke e akuzuar rëndë, ndërsa në raport me pjesmarrjen apo jo në referendum me 9 prill ishte akoma i pavendosur. Ai tha se në ditët në vijim do të vendos në raport me datën e referendumit.

Ndërsa Edi Rama në dalje, pas votimit të statutit, i pyetur nga gazetarët ndonëse dukej i lodhur nga dita e mundimshme tha se rrebelët në PS janë të mirëpritur, kemi durim, kjo tregon demokracinë e brendshme në parti, të cilën nuk e ka asnjë parti tjetër, tha Rama. Dhe si rastësisht apo me qëllim mes fjalëve, të cilat gazetarët nuk e kapën që ti bënin një kundërpyetje, ai tha se “ ai (Blushi) si rrebel në PS është i mirëpritur dhe nuk mbyllim udhët e komunikimit….”.

Kongresi u mbyll për të shkuar në referendum me 9 prill ku anëtarsia do të votojë nëse janë dakort që kur kryetari i partisë  fiton zgjedhjet parlamentare quhet i zgjedhur dhe nuk ka nevojë për votim apo jo. Por Blushi shtroi dyshimin se si do të formulohet pyetja sepse ka të bëjë shumë mënyra se përse do të shkojnë në referendum.

SHKARKO APP